rama ka nisur te marre forme muzeu i lundrimit ne shkoder 68bd74b40ebf1

Rama: Ka nisur të marrë formë Muzeu i Lundrimit në Shkodër

September 7, 2025
1 minut lexim

Vijojnë me ritme të shpejta punimet në kantierin në afërsi të lumit Buna. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet nga kantieri i punimeve në muzeun e Lundrimit, në hyrje të qytetit të Shkodrës, projekt i cili po merr formë dita-ditës.



“Muzeu i Lundrimit, në hyrje të Shkodrës, ka nisur të marrë formë. Një investim i ndërthurur me hyrjen e qytetit, duke krijuar një kompleks unik për Shkodrën”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Muzeu i Lundrimit është një projekt ambicioz dhe i shumëpritur nga qytetarët, ndërsa pritet të kthehet në një pikë referimi të rëndësishme kulturore dhe turistike për të gjithë rajonin.

Ky investim pritet të përfundojë deri më 10 shkurt 2026, ndërsa vlera e investimit parashikohet të shkojë rreth dy milion euro. Muzeu i Lundrimit është pjesë e një pakete të plotë ndërhyrjesh që po realizohen në Shkodër, duke synuar rritjen e potencialit turistik në këtë qytet të Shqipërisë.

Muzeu formohet nga dy volume të vendosura njëra mbi tjetrën, një volum në formë kodre në pjesën e poshtme dhe një “varkë pluskuese” në pjesën e sipërme. Muzeu i ri i Lundrimit do të jetë simbol i peizazhit urban dhe kulturor të qytetit të Shkodrës.

Projekti financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bashkimi Evropian.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

investigimi e zbuluar pas 24 vitesh si u detyrua britania te liroje planifikuesin e sulmit te 11 shtatorit 68bd71a820724
Lajmi i mëparshëm

Investigimi/ E zbuluar pas 24 vitesh, si u detyrua Britania të lirojë “planifikuesin” e sulmit të 11 Shtatorit

memli krasniqi prezanton edon canen si kandidat te pdk se per kryetar te rahovecit 68bd76cfcf257
Lajmi i radhës

Memli Krasniqi prezanton Edon Canën si kandidat të PDK-së për kryetar të Rahovecit

Të fundit nga

ShkoLartë