rama ka nisur alokimi i 25 milione eurove per kryeqytetin pagesat po procesohen 692f2c2fa7586

Rama: Ka nisur alokimi i 25 milionë eurove për Kryeqytetin, pagesat po procesohen

December 2, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Ministria e Financave ka filluar alokimin e pjesshëm të mjeteve financiare në vlerë prej 25 milionë eurosh, të cilat i takojnë bartjes buxhetore të vitit 2024.

Sipas Ramës, ky është një zhvillim i rëndësishëm si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët e Kryeqytetit, të cilët kanë pritur për zhbllokimin e fondeve.

“Lajm i mirë për qytetarët dhe punëtorët e Kryeqytetit: Më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare prej 25 milion euro nga bartja e vitit 2024 nga Ministria e Financave drejt Kryeqytetit. Drejtoria e Financave e Kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave.

Në përputhje me dinamikën e alokimit të mjeteve nga Ministria, ne si komunë do të vazhdojmë me procesimin e pagesave në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt. Presim që sa më shpejtë të përfundojë alokimi i plotë i shumës prej 25 milionë eurosh nga Ministria. Falënderojmë qytetarët dhe punëtorët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin!”, ka shkruar Rama.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si mund te detyrohet rusia te ndaloje luften ish komandanti amerikan zbulon planin 692f2b4433c55
Lajmi i mëparshëm

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

labinoti per londrimin feja ime e ndalon nuk i lejoj femijet e mi te vishen si femra 692f2d523b6f3
Lajmi i radhës

Labinoti për Londrimin: Feja ime e ndalon, nuk i lejoj fëmijët e mi të vishen si femra

Të fundit nga

ShkoLartë