rama i pergjigjet ish drejtorit te google diella nuk eshte as sunduese as zevendesuese e demokracise 691f8a14d578c

Rama i përgjigjet ish-drejtorit të Google: Diella nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë

November 20, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të shkruar nga ish-drejtori ekzekutiv i Google, Erik Shmidt, i cili thoshte se me ministre AI, Shqipëria po shkonte drejt qeverisjes nga algoritmet.

“Shqipëria është vendi i parë që ndërmerr një hap të vërtetë drejt “algokracisë”: qeverisjes me anë të algoritmit”-e nis opinionin Shmidt, për cilin Rama thotë se është zhgënjyer.

Kreu i ekzekutivit thotë se Diella nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë, por “kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë dhe shërbimet publike më të shpejta, më të drejta dhe më transparente”.

“Kam shumë respekt për z. Schmidt. Lidershipi e tij në Google dhe idetë e tij mbi marrëdhënien midis teknologjisë dhe shoqërisë kanë frymëzuar një brez të tërë politikëbërësish, përfshirë edhe mua. Por si kryeministër i Shqipërisë, u zhgënjeva kur lexova përshkrimin e tij për Diellën, nismën shqiptare të qeverisjes me A.I., si “një hap drejt ‘algokracisë’: qeverisjes nga algoritmet”.

Diella nuk është as sunduese dhe as zëvendësuese e demokracisë. Ajo është një shërbyese civile digjitale, një kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë dhe shërbimet publike më të shpejta, më të drejta dhe më transparente.

Për dekada me radhë, Shqipëria, si shumë demokraci të reja, është përballur me korrupsion në prokurimet publike. Kur rregullat shkelen, nuk janë algoritmet që dështojnë, por njerëzit.
Diella është ndërtuar për të zbatuar ligjet dhe procedurat ekzistuese paanshmërisht dhe pa ndikim politik. Vlerat që ajo zbaton — drejtësia, transparenca, efikasiteti — nuk janë abstraksione matematikore; ato janë parime demokratike, të kodifikuara dhe plotësisht të auditueshme.

Me Diellën, çdo vendim është i gjurmueshëm, i shpjegueshëm dhe i hapur për apelim. Kjo nuk është “qeverisje me algoritëm”. Është qeverisje përmes ligjit, e zbatuar nga teknologjia, nën vëzhgimin e qytetarëve.

Qëllimi i Shqipërisë nuk është t’ia dorëzojë pushtetin makinave, por por të çlirojë njerëzit nga joefikasiteti dhe tundimi. Ne nuk po ndërtojmë një algokraci në Shqipëri. Ne po ndërtojmë një demokraci digjitale”-thuhet në reagimin e Ramës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

salla e ukm qe kushtoi 2 5 milione euro dhe kurre nuk u perdor tani do te rikonstruohet edhe me 900 mije euro tjera 691f880eb4e56
Lajmi i mëparshëm

Salla e UKM që kushtoi 2.5 milionë euro dhe kurrë nuk u përdor, tani do të rikonstruohet edhe me 900 mijë euro tjera

leva te lutem mos sheno me situate komiko tragjike me sulmuesin e barcelones 691f8a73025e1
Lajmi i radhës

“Leva, të lutem mos shëno më”, situatë komiko-tragjike me sulmuesin e Barcelonës

Të fundit nga

ShkoLartë