Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po fsheh shpenzimet publike për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet me taksat e qytetarëve.
Berisha kujton se që nga viti 2009, çdo shpenzim i thesarit ishte i publikuar online, si pjesë e një nisme globale kundër korrupsionit.
Sipas tij, vendimi për të sekretiuar këto të dhëna është një hap pas dhe një përpjekje për të fshehur abuzimet me fondet publike.
Postimi:
Shqipëria që nga 2009, kishte online çdo shpenzim të thesarit. Kjo ishte në kuadrin e një nisme botërore të luftës kundër korrupsionit. Rama tani vendos të sekretoj shpenzimet e tij me taksat e shqiptarëve, vetëm për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet monstruoze!
Since 2009, Albania had every treasury expense published online. This was part of a global initiative to fight corruption. Rama has now decided to classify his spending of taxpayers’ money only to cover up his thefts and abuses.
Burimi: botasot.info


