rama flet ne parlamentin izraelit shqiperia meriton respekt per qendrimin ndaj popullit hebre 6977a6576b585

Rama flet në Parlamentin izraelit: Shqipëria meriton respekt për qëndrimin ndaj popullit hebre

January 26, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij në parlamentin e Izraelit, ku u ndal te marrëdhëniet mes dy vendeve dhe roli i Shqipërisë ndaj popullit hebre.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se e konsideron një nder të veçantë pritjen në parlamentin izraelit, duke theksuar se respekti i treguar nuk i përket atij personalisht, por Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Ai vlerësoi qëndrimin historik të shqiptarëve ndaj hebrenjve, duke theksuar se vendi që përfaqëson ka bërë më shumë se shumë kombe të tjera për popullin hebre.

“Jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që bënë për popullin hebre, duhet të gëzojnë respekt nga shteti i Izraelit”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha gjithashtu se fjalimi i tij në këtë forum ishte një moment me përgjegjësi të veçantë, duke e konsideruar një “test” personal të të folurit para përfaqësuesve të parlamentit izraelit. Ai falënderoi për vlerësimet e shprehura ndaj Shqipërisë dhe për pritjen e rezervuar.

Në përfundim, Rama shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mikpritjen, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas nje jave mund te shpike ndonje semundje per cilin banor eshte duke folur juela 697793b251203
Lajmi i mëparshëm

“Pas një jave mund të shpikë ndonjë sëmundje…”/ Për cilin banor është duke folur Juela?

vdekja tragjike e 19 vjecarit grabitet nga nje burre pasi u gjet i pajete ne rruge dhe me pas shtypet nga nje makine 6977a6b416664
Lajmi i radhës

Vdekja tragjike e 19-vjeçarit, grabitet nga një burrë pasi u gjet i pajetë në rrugë dhe më pas shtypet nga një makinë

Të fundit nga

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

Ministrat e çështjeve evropiane të Bashkimit Evropian kanë finalizuar ndalimin e importeve të gazit nga Rusia, pas një marrëveshjeje të arritur mes Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe qeverive anëtarë në fund të
ShkoLartë