rama e shmangu zhulali ja lajmi i keq qe dha be per shqiperine 69b49d24a026d

“Rama e shmangu”, Zhulali: Ja lajmi i keq që dha BE për Shqipërinë

March 14, 2026
1 minut lexim

Drejtoresha e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali, duke folur në nje emision televiziv, tha se kryeministri Rama sot ka shmangur një lajm të keq të BE-së për Shqipërinë.

Sipas Zhulalit, lajmi ishte që Shqipëria ka mbetur në klasë, për shkak të vendimmarrjes së PS për të rrëzuar kërkesën e SPAK-ut, për t’i hequr imunitetin ish-zv.kryeministres.

“Z.Rama sot bëri çdo gjë për të shmangur lajmin, sepse lajmi i ditës sot është që në takimin e mbajtur në Bruksel, në formatin e grupit të vendeve që merren me paketën e zgjerimit, që përgatit dosjet për Këshillin e Ministrave dhe krerët e qeverive, ka qenë në diskutim Shqipëria dhe Mali i Zi. Për Shqipërinë do të diskutohej ai raporti që do vlerësohej se sa i ka përmbushur Shqipëria kushtet e ndërmjetme, të cilat janë të pandryshueshme, dhe që janë të lidhura me kapitullin më të rëndësishëm që prek çështjet thelbësore, që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, me shtyllat e demokracisë dhe funksionimin e një vendi demokratik, siç duam ne të bëhemi.

Z.Rama sot u përpoq të vërë shenjën e barazisë dhe partneritetit, a thua se ne me BE-në jemi partnerë të barabartë. Në fakt ne duam të bëhemi vend anëtar. Kjo e bën automatikisht marrëdhënien tonë të pabarabartë. Lajmi sot i keq që u shmang nga z.Rama është që Shqipëria sot mbeti në klasë, dhe kjo erdhi si pasojë e vendimit që mori Rama për të mbrojtur Ballukun”, tha Zhulali.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nafta kalon 100 per fuci pas tensioneve me iranin bien tregjet globale te aksioneve 69b49b446060b
Lajmi i mëparshëm

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

kurti beri mire qe nuk e propozoi osmanin per presidente ska nevoje per te 69b49d5fc6933
Lajmi i radhës

“Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të”

Të fundit nga

Lily Allen mahnit me stilin e saj në Itali

Lily Allen ndau një vështrim nga pas-festat luksoze të shfaqjes së Valentino-s në Romë, duke postuar një album me momente argëtuese nga Italia në Instagram të premten. Këngëtarja 40-vjeçare zgjodhi një fustan
ShkoLartë