rama e quajti komandant leshi artur mecollari nxjerr dokumentin me firmen e agim cekut dritan goxhaj veteran dhe luftetar i uck 6a3ac71398dea

Rama e quajti “komandant leshi”, Artur Meçollari nxjerr dokumentin: Me firmën e Agim Çekut, Dritan Goxhaj, “Veteran dhe Luftëtar” i UÇK!

June 23, 2026
1 minut lexim

Ish-ushtaraku Artur Meçollari ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj Dritan Goxhajt, duke publikuar një dokument zyrtar që, sipas tij, dëshmon kontributin e këtij të fundit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meçollari ka publikuar vendimin e Komisionit për Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit dhe Pjesëtarit të UÇK-së, të firmosur nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.Sipas dokumentit, me vendimin nr. 18/9642, datë 20 maj 2016, Dritan L. Goxhaj është shpallur zyrtarisht “Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Postim i plotë:

Këtë dokument dikush t’ia dërgojë Edi Ramës.

Dritan L. Goxhaj me firmën e gjeneral lejtnant Agim Çeku, shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe Kryetar i Komisionit për Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të UÇK-së me vendimin nr. 18/9642, datë 20 maj 2016 shpallet “Veteral Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

temperaturat ekstreme paralizojne londren dhe rrjetin hekurudhor 6a3ac28cafa5e
Lajmi i mëparshëm

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

dita e 24 e revoltes qytetare nis marshimi drejt kryeministrise rama dorehiqu 6a3ac7a913190
Lajmi i radhës

Dita e 24 e revoltës qytetare, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama dorëhiqu

Të fundit nga

ShkoLartë