rama e nis diten me kafshet ne parkun e shebenikut thesar i cmuar i zonave tona te mbrojtura 68e2203685571

Rama e nis ditën me kafshët në Parkun e Shebenikut: Thesar i çmuar i zonave tona të mbrojtura

October 5, 2025
1 minut lexim

Kujdesi i vazhdueshëm i stafeve të zonave të mbrojtura si dhe moratoriumi i gjuetisë kanë sjellë shtimin e faunës së egër në vend. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kamerat kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Shebenikut.

“Kartolinë pamjesh të veçanta nga Parku Kombëtar i Shebenikut, si një kujtesë se fauna është një thesar i çmuar i zonave tona të mbrojtura dhe çdo ditë përpiqemi t’u ofrojmë habitate sa më të shëndetshme”, shkruan Rama.

Kamerat kurth të vendosura në zonë kanë dokumentuar praninë e derrit të egër, kaprollit, lepurit të egër, dhelprës etj.

Monitorimi i parë me kamera kurth në këtë zonë është realizuar në vitin 2009, ndërkohë që në vitin 2012 është arritur të fotografohet një prej llojeve më të rrezikuar në botë, siç është rrëqebulli i Ballkanit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

MILAN RADOJCIC GAZETA SERBE DANAS
Lajmi i mëparshëm

Gazeta serbe “DANAS” merret me aferat e BDI-së të lidhura me kriminelin Millan Radojçiç (FOTO)

rakitic zbulon prapaskenat 68e2209615fbf
Lajmi i radhës

Rakitic zbulon prapaskenat

Të fundit nga

​LDK nuk e voton buxhetin për vitin 2026

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku, në seancën për buxhetin e vitit 2026-të tha se nuk kanë votë “për” pasi që në komisionin për buxhet të një
ShkoLartë