rama diella dielli jone kryeministri me ndihmen e saj 4000 ligje integrimin per nje vit 68c751b62eaf9

Rama: Diella, dielli jonë/ Kryeministri: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

September 15, 2025
1 minut lexim

Pas jehonës ndërkombëtare, përtej kufijve pyesin kush është Diella. Kryeministri Rama tregoi për Times Radio Politics mintren e parë në botë nga Inteligjenca Artificiale.

“Diella ka shumë potencial, nuk ka kushërinj, se kushërinjtë janë pak problem në vendin tonë, s’njeh ditë natë, nuk perëndon si dielli, nuk ia ndjen fare edhe nëse e pushon. Ndaj në kohën e ndryshimeve, i përshtatet ndryshimeve më lehtë se ministrat realë, ndaj s’kemi më kohë për të humbur.”

Madje, ende pa u betuar kolegët e saj realë, ministrja virtuale ka nisur me punën e parë.

“Ne kemi benefite konkrete. Ne kemi nisur negociatat me BE. Pa AI, një vend kandidat duhet të shkojë në një proces që është transferimin e të gjithë legjislacionin europian, në legjislacionin e saj. Diella po na ndihmon ta tejkalojmë këtë. Teknikisht, negociatat e BE, janë më shumë se 4 mijë e ca ligje që duhen transferuar në Shqipëri. Imagjinoni punën tani. Kroacia e cila ishte e fundit, iu deshën 7 vite. Ne do e bëjmë për 1 vit. “

Gazetarët britanikë pyetën Ramën për debatin e tij me politikanin britanik Nigel Farage për shqiptarët e burgosur në Britani. Kryeministri u sugjeroi ti drejtohen AI, ndërsa kishte një pyetje për ta.

“Nëse do përdorni AI, do zbuloni se ka shumë gënjeshtra për këtë. Unë imagjinoj, nëse do e bënit këtë, ku do i gjenit njerëzit t’iu ndërtojnë shtëpitë, shoferët e taksive e kamionëve, kush t’iu bënte kafen? “

Por kryeministri, mezi e pret vizitën e Farage në Shqipëri.

“Po pres Faragen të vijë, e ftova publikisht. Ai më tha që do vijë. Ai do të vijë sepse, nuk e di, planet e tij. Siç e kuptova, do të vizitojë Shqipërinë, unë dua ta takoj si politikan i talentuar, dhe  mendoj se ka shumë inteligjencë. Do e bind të bëjë pushimet në Shqipëri.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

luana vjollca shkelqen nga saint tropez me paraqitje joshese 68c73f1186879
Lajmi i mëparshëm

Luana Vjollca shkëlqen nga Saint-Tropez me paraqitje joshëse

zbulohet specia e re peshku i thellesive jeton 10 mije metra nen oqean 68c752214e7ba
Lajmi i radhës

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë