rama dhe regjimi i tij ne gramat e fundit vokshi shperthen berisha u sulmua me urdher politik pd dhe qytetaret 69c15a0962526

“Rama dhe regjimi i tij, në gramat e fundit”/ Vokshi ‘shpërthen’: Berisha u sulmua me urdhër politik, PD dhe qytetarët..

March 23, 2026
min lexim

E ftuar në një studio televizive, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, foli mbi dhunën e përdorur nga forcat e policisë gjatë protestës së djeshme të opozitës.

Ajo u shpreh se protestuesit, përfshirë liderin e opozitës, Sali Berisha, ishin targetuar me urdhër politik, duke theksuar se dhuna e ushtruar ishte e paprecedentë dhe e organizuar me një qëllim të qartë për të intimiduar opozitën. Vokshi theksoi se përdorimi i gazit lotsjellës, ujit me presion dhe dhunës fizike ndaj qytetarëve të pafajshëm, përfshirë deputetë dhe gra të moshuara, ishte një akt i koordinuar për të frikësuar ata që ishin duke protestuar kundër qeverisë.

Kjo dhunë është një sulm direkt ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtës për të protestuar. Qëllimi i këtij veprimi ishte që të demoralizoheshim, por asnjëherë nuk do të ndalemi nga kërkesat tona për drejtësi dhe për një Shqipëri më të mirë,” tha Vokshi, duke shtuar se Partia Demokratike do të qëndrojë e palëkundur në kauzën e saj, pavarësisht kërcënimeve dhe dhunës nga pushteti.

Pjesë nga deklarata:

Në të gjitha protestat e fundit, në mënyrë të përshkallëzuar, është rritur dhuna policore ndaj protestuesve, deputetëve, medias, të miturve dhe grave. Por ajo e djeshmja ishte dhuna e djeshme, e ardhur me urdhër politik nga policia e shtetit dhe nga forcat speciale, ndaj liderit të opozitës, zotit Berisha, ndaj deputetëve të opozitës, por dhe ndaj protestuesve, ishte dhe është e paprecedent.

Së pari, juve e keni parasysh që ato rrethuan bllokun. Po, duke na rikujtuar edhe njëherë që blloku ashtu siç ishte, ashtu dhe Rama po tenton që ta kthejë në një zonë të paprekshme, atje ku mund të gjejë strehë, strehën e tij, Edi Rama, njerëzit pranë Edi Ramës, dhe anëtarët e qeverisë. Pra, ju e keni parasysh që i gjithë kordoni policor dhe i forcave speciale, nuk ka ndodhur ndonjëherë që policia, e cila u mbështet nga forcat speciale, jo vetëm të rrethonin për të ruajtur objekte të rëndësisë së veçantë apo institucione, por ndiqnin nga pas duke dhunuar, jo vetëm duke sharë, siç i keni ndjekur videot, por duke dhunuar qytetarët, duke ushtruar dhunë me anë të shkopinjve, me anë të ujit me presion që hidhej pa kriter dhe me anë të gazit lotsjellës, i cili është hedhur pa kriter.

Unë vetë kam parë disa qytetarë, edhe zonja madje, të cilat janë ndjerë shumë keq për shkak të gazit dhe jo vetëm, dhe kanë qenë, kanë qenë, për shembull, dy apo tre prej tyre që unë kam qenë dëshmitare, pranë KQZ-së dhe kanë qenë duke ikur, nuk kishin asnjë lidhje as me dhunë. Kalimtarë, nuk kishte asnjë lidhje me asnjë aksion opozitar. Zonja të cilat, në një farë moshe, goditeshin nga larg jo vetëm me ujë, por edhe me gaz. Si mundet një polici të godasë protestues që janë paqësorë? Protestues që janë në ikje sepse ti ke ushtruar dhunë, ke hedhur ujë me presion pa kontroll dhe po i qëllon nga pas edhe me gaz? Ata janë rrëzuar, sepse nuk mund të shihnin për shkak të tymit nga bombulat e gazit që është hedhur dhe janë rrëzuar.

Pra, e kuptoni se çfarë është një dhunë e përshkallëzuar, jo proporcionale, e paprecedent më parë. Unë kam qenë shumë afër në momentin që u godit në mënyrë intensive, të fokusuar, nga një person i dedikuar me një skemë të qartë, me një urdhër politik, një polic i veshur me uniformë, i cili gjendej në rreshtin e dytë, jo në rreshtin e parë të policisë, në një vend ku ishte urdhëruar që të ndërpritej ecja e protestuesve, ku nuk ka asnjë godinë, asnjë institucion për t’u mbrojtur, pra e keni parasysh te udhëkryqi, tek kryqëzimi mes aksit dhe Radios Shqiptare, nëse e keni parasysh. Për çfarë arsye u urdhërua që të vendosej një kordon policie në një rrugë që nuk kishte asnjë institucion, në një rrugë që pengonte ecjen e lirshme të protestuesve drejt selisë së Partisë Demokratike?

Ishte një skemë e mirë menduar, një provokim i qartë ndaj protestuesve dhe e përsëris edhe njëherë: Ka qenë një skemë e urdhëruar politikisht për të goditur liderin e Partisë Demokratike, zotin Sali Berisha. Aty kishte një person, në rreshtin e dytë, i cili kacavirrej në rreshtin e parë, sepse kam qenë afër atje, e kam tërhequr unë atë person dhe më ka goditur, sepse unë e tërhoqa për të mos e lejuar të qëllonte me spray me piper në fytyrë zotin Berisha apo shoqëruesit e tij. Pra, ishte një sulm i dedikuar, me një person të dedikuar, të urdhëruar për të sulmuar liderin e opozitës. Nuk ka ndodhur në 35 vite që të sulmohen liderët e opozitës apo liderët e partive që protestojnë. Pra, e kuptoni ku ka arritur Edi Rama? Sepse mendonte që duke goditur Sali Berishën, edhe qytetarët dhe protestuesit do tërhiqeshin.

Zoti Berisha, pavarësisht sulmit intensiv, të dedikuar, të porositur që iu bë, jo vetëm që nuk u tërhoq, por përkundrazi, sapo iu kalua vala e parë, sepse të të godasin në pak centimetra larg fytyrës, kur e ke gjithë fytyrën të djegur nga spray, kur unë vetë kam qenë goditur para dy-tre protestash dhe nuk e kam marrë veten dy-tre orë prej goditjes, sepse aq shumë të digjte spray. Mendoni pak në mënyrën intensive që i është hedhur spray zotit Berisha, dhe megjithatë, pas disa minutash, zoti Berisha ka qenë prapë në krye të protestës, ka udhëhequr protestën, të cilën pastaj juve e patë se si forca të shumta policie goditën më tej pas zotit Berisha, kanë goditur edhe deputetët Mziu, kanë goditur edhe zotin Luciano Boçi, kanë goditur edhe protestues të tjerë. Pra ata mendojnë që me dhunë mund të na bëjnë neve që të tërhiqemi, por përkundrazi, jo vetëm që ne nuk do heshtim, jo vetëm që ne nuk do tërhiqemi, por pikërisht kjo dhunë na tregon që Rama dhe regjimi i tij janë në gramat e fundit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

serbia e ka bere gati cakmakun si rrezikon te ndizet fitili i trazirave ne ballkan raketat kineze aleancat dhe 69c159189d920
Lajmi i mëparshëm

Serbia e ka bërë gati “çakmakun”, si rrezikon të ndizet fitili i trazirave në Ballkan, raketat kineze, aleancat dhe…

osmani pas presidences keta jane dy skenaret e mundshem per te ardhmen politike te saj 69c15a0bc805d
Lajmi i radhës

​Osmani pas presidencës, këta janë dy skenarët e mundshëm për të ardhmen politike të saj

Të fundit nga

Sali: Integrimi në BE, drejtim i pakthyeshëm

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së granteve në kuadër të thirrjes “Forcimi i angazhimit publik dhe komunikimit në rrugën drejt

Gjiganti anglez e do Alphonso Davies

Manchester United po planifikon të nënshkruajë me Alphonso Davies nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës që po vjen, raportojnë mediet britanike. Klubi anglez pritet të vendosë si prioritet blerjen e
ShkoLartë