rama denimin me te rende sipas ligjit per ata qe ndezin zjarre qellimisht 689c5cd9b7699

Rama: Dënimin më të rëndë sipas ligjit për ata që ndezin zjarre qëllimisht

August 13, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi me anë të një statusi në rrjetet sociale në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë.

Mbrëmja e 12 gushtit dhe mëngjesi i datës 13 mund të cilësohen si ndër më të vështirat që ka kaluar vendi për shkak të zjarreve që kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme thuajse në të gjithë vendin, shkruan A2.

“Falënderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë”, thotë Rama.

Më tej, kryeministri shqiptar shtoi se “ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

SALLE OPERACIONI GAZETA MK
Lajmi i mëparshëm

MSH: Edhe një transplantim të organeve nga një dhurues i ndjerë është kryer më 9 gusht

luis enrique per largimin e donnarummas eshte vendim imi 689c5d5106e08
Lajmi i radhës

Luis Enrique për largimin e Donnarummas: Është vendim imi

Të fundit nga

ShkoLartë