Pas rreth dy orësh rrethim të godinës së Kryeministrisë nga protestuesit, kryeministri Edi Rama ka dalë nga zyra e tij nën masa të forta sigurie.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara, Rama është larguar nga Kryeministria i shoqëruar nga eskorta e tij, pak pasi protestuesit kanë liruar hyrjen kryesore të godinës dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.
Protesta e sotme është zhvilluar ndryshe nga netët e mëparshme, duke u shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.
Gjatë protestës, raportohet se disa protestues janë shoqëruar nga policia dhe janë dërguar në komisariatet e Tiranës.
Tensionet u rritën gjatë momentit kur protestuesit tentuan të afrohen dhe të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë, ndërsa forcat e policisë ndërhynë për të mbajtur të bllokuar hyrjen e godinës.
Burimi: botasot.info


