rama bonusi per pensionistet do te shperndahet para festave te fundvitit 69158ab77700a

Rama: Bonusi për pensionistët do të shpërndahet para festave të fundvitit

November 13, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se bonusi i pensionistëve do të shpërndahet para festave të fundvitit.

Në një dëgjesë me banorët e Njësinë nr. 5 në Tiranë, Rama mohoi pretendimet se nuk do të ketë bonus për pensionistët këtë vit, shkruan ATSH.

Kryeministri Rama sqaroi për qytetarët dhënien e bonusit, pasi siç u shpreh ai, ka dëgjuar të flitet se nuk do të jepet bonusi i këtij viti pasi do të shpërndahet vitin tjetër.

“Në radhë të parë të gjithë pensionistët do të marrin ekzaktësisht bonusin që kanë marrë dhe që iu është premtuar vjet apo u është premtuar edhe këtë vit”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se bonusi do të shpërndahet përsëri përpara Vitit të Ri, sipas atyre dy fashave që janë përcaktuar.

Rama theksoi se bonusi është i angazhuar dhe në kohën e përcaktuar do të fillojë shpërndarja që pensionistët ta kenë përpara festave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

studentet qe humben afatin prej neser mund te aplikojne per shujta studentore 6915344fcc753
Lajmi i mëparshëm

Studentët që humbën afatin, prej nesër mund të aplikojnë për shujta studentore

sonte andorre shqiperi kuqezinjte gati per hapin e madh drejt boterorit 2026 69158b13e5c75
Lajmi i radhës

​Sonte Andorrë–Shqipëri, kuqezinjtë gati për hapin e madh drejt Botërorit 2026

Të fundit nga

ShkoLartë