rama apel grave per kryerjen e mamografise 68f73e72c3666

Rama apel grave për kryerjen e mamografisë

October 21, 2025
1 minut lexim

Në muajin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, kryeministri Edi Rama ka përsëritur apelin për gratë dhe vajzat për të kryer mamografinë falas.
Në një postim në rrjetet sociale, përmes një video apeli të atletes Luiza Gega dhe disa vajzave të tjera sportiste bëhet thirrje për kontrollin e gjirit dhe kujdes për jetën.



“Mirëmëngjes dhe në këtë Tetor Rozë, me thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas, ju uroj një ditë të mbarë”,shkruan Rama në rrjetet sociale.

Atletja Luiza Gega në videon e shpërndarë nga kreu i qeverisë thekson rëndësinë e vizitave dhe bërjen e mamografisë.

“Tetori rozë, është një kujtesë për të gjitha ne se shëndeti është gara më e rëndësishme që mund të fitojmë. Asnjë fitore nuk ka kuptim pa kujdesin për veten. Kontrolli i gjirit është një hap i vogël që mund të shpëtojë jetë. Kujdesu për veten, vrapo për jetën”, shprehet atletja Luiza Gega.

Peshëngritësja Enkileda Carja gjithashtu bën thirrje që të bësh kontrollin e gjirit, pasi një vizitë sot mund të shpëtojë nga një peshë e rëndë nesër.

“Tetori rozë na kujton forca nuk është fizike, por forcë që përballesh me frikën të mos anashkalosh shëndetin, të kujdesesh për trupin që të mban në këmbë çdo ditë, një kontroll i vogël sot mund të shpëtojë nga një peshë e rëndë nesër”, shprehet peshëngritësja Enkileda Carja.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

takimi me trump bullgaria thyen rregullat e be do te lejoje fluturimin e putinit per ne budapest 68f73b68e7170
Lajmi i mëparshëm

Takimi me Trump/ Bullgaria ‘thyen’ rregullat e BE, do të lejojë fluturimin e Putinit për në Budapest

cilat zona te kosoves jane me te rrezikuara nga termetet flet sizmologu mustafa 68f7408e31054
Lajmi i radhës

Cilat zona të Kosovës janë më të rrezikuara nga tërmetet? – flet sizmologu Mustafa

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë