rafuna takon ambasadoren e finlandes per forcimin e bashkepunimit ekonomik 68e6a1c2d2e1a

Rafuna takon ambasadoren e Finlandës për forcimin e bashkëpunimit ekonomik

October 8, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u prit në një takim nga ambasadorja e re e Finlandës, znj. Eevamari Laaksonen, me të cilën diskutoi për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.

Ky takim u zhvillua një ditë para Forumit Ekonomik Kosovë–Finlandë, i cili mbahet nesër në Prishtinë.

“U theksua interesimi i bizneseve kosovare për të krijuar lidhje me kompanitë finlandeze, si dhe për të shtrirë aktivitetin e tyre në tregun finlandez.

Takimi u vlerësua si një mundësi e mirë për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të nxitur projekte të përbashkëta që do të sjellin zhvillim dhe rritje të qëndrueshme për bizneset kosovare”, njofton OEK.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

marjan zefi paralajmeron kosoven duhet ta kene parasysh ne cdo moment sulmuesin e manchester utd 68e6a1b466a98
Lajmi i mëparshëm

Marjan Zefi paralajmëron Kosovën: Duhet ta kenë parasysh në çdo moment sulmuesin e Manchester Utd

keshilli i ministrave shkarkon nga detyra prefektin e fierit dhe vlores ja kush i zevendeson 68e6a26964efd
Lajmi i radhës

Këshilli i Ministrave shkarkon nga detyra prefektin e Fierit dhe Vlorës, ja kush i zëvendëson

Të fundit nga

ShkoLartë