radman maqedonia e veriut e meriton anetaresimin ne be shume shpejt 69a0c42172608

Radman: Maqedonia e Veriut e meriton anëtarësimin në BE shumë shpejt

February 27, 2026
min lexim

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Kroacisë, Gordan Grliq-Radman, pas takimit në Shkup me homologun e tij maqedonas, Timço Mucunski, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është e gatshme dhe e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) sa më shpejt, transmeton Anadolu.

Në konferencën e përbashkët për media me Mucunskin, Radman tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme dhe është mirë që negociatat për anëtarësim në BE të fillojnë.

Kroacia, theksoi ai, e mbështet fuqishëm procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut dhe vlerëson se vendi ka bërë shumë në këtë rrugë, si dhe mund të jetë shembull në Ballkan.

“Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është e rëndësishme, për një momentum pozitiv, afirmativ dhe psikologjik, që të fillojnë negociatat me BE-në. Mendoj se në atë proces, në atë perspektivë dhe dinamikë, Maqedonia e Veriut mund të arrijë përparim të madh, sepse sipas përvojës, njohurive dhe bindjes sonë, Maqedonia është e gatshme. Shpresojmë që shumë shpejt të krijohen kushtet për fillimin e negociatave, për çka keni mbështetjen tonë të sinqertë”, tha Radman.

Radman po ashtu përmendi se, para më shumë se 20 vitesh, negociatat nisën pesë muaj më herët dhe se po të mos kishin ndodhur zhvillimet e asaj kohe Maqedonia e Veriut mund të ishte anëtare e BE-së para Kroacisë. Ai theksoi se kushtet e reformave ekzistojnë edhe sot dhe se vendi ka perspektivë evropiane.

Më tej, ai tha se bashkëpunimi mes dy vendeve është i shkëlqyer në të gjitha fushat dhe se nuk ka çështje të hapura. Si fusha me potencial për bashkëpunim ai përmendi energjetikën, shëndetësinë dhe turizmin.

“Do të doja që një atmosferë e tillë si ajo që ekziston mes dy vendeve tona të ekzistojë edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi ynë mund të jetë shembull për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Radman.

Ndërkohë, siç njofton kabineti i ministrit Mucunski, në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për marrëdhëniet tradicionale miqësore bilaterale, të shoqëruara me dialog intensiv politik dhe bashkëpunim konstruktiv që “të dyja vendet e kanë kultivuar në të gjitha fushat me interes të përbashkët gjatë 34 viteve të fundit”.

Mucunski rikonfirmoi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për qëndrimin se procesi i zgjerimit të BE-së duhet të vazhdojë me dinamikë të përforcuar.

“Bashkëbiseduesit u pajtuan se koordinimi i forcuar si vende anëtare të NATO-s përbën prioritet të lartë të politikës së jashtme, si mekanizëm efikas për harmonizimin e qëndrimeve dhe rritjen e kontributit ndaj sigurisë rajonale dhe euroatlantike”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Në takim gjithashtu u shkëmbyen mendime mbi çështjet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe mbi gjendjet e brendshme politike dhe ekonomike në të dyja vendet.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

drejt 4 marsit pa emer per kreun e shtetit 69a09cb6c88fa
Lajmi i mëparshëm

Drejt 4 marsit pa emër për kreun e shtetit

publikohet foto brenda seances nderpritet deshmia e hillary clinton per epstein 69a0c49a0e286
Lajmi i radhës

Publikohet foto brenda seancës, ndërpritet dëshmia e Hillary Clinton për Epstein

Të fundit nga

Bologna, Nottingham dhe Celta bëjnë detyrën

Janë përfunduar takimet e fundit për play-off-in në Europa dhe Conference League në futboll.  Në Europa League, Bologna ka fituar edhe në ndeshjen e kthimit, po 1-0 ndaj Brann, falë golit të
ShkoLartë