racizmi ne tribune ambasadori shqiptar ne maqedoni pres qe autoritetet me te larta te flasin 68904f12293f5

Racizmi në tribunë, ambasadori shqiptar në Maqedoni: Pres që autoritetet më të larta të flasin

August 4, 2025
1 minut lexim

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar për incidentin në Kumanovë, ku ndeshja e basketbollit u dominua nga kore raciste ndaj shqiptarëve.

Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport, as në shoqëri, thotë ai në deklaratën publike për ngjarjen, teksa kërkon reagimin e autoriteteve.

“Thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne. Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin — jo vetëm në tribuna, por kudo. Po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe pres që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut të flasin qartë, fort dhe me përgjegjësi”, shkruan ambasadori.

“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket. Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”, thërrisnin një pjesë e tifozëve në tribunë.

Thirrjet dhe refrenet u dëgjuan gjatë gjithë ndeshjes. “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” ishte një tjetër thirrje që brohoritej nga tifozët si dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, duke iu referuar asaj që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj hebrenjve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

raporti perfundimtar i shba se zbulon deshtime serioze ne misionin ne afganistan 689048ba292dc
Lajmi i mëparshëm

Raporti përfundimtar i SHBA-së zbulon dështime serioze në misionin në Afganistan

vdekje e plagosje rastet tragjike qe karakterizuan pejen gjate fundjaves 68904f8a1cdbf
Lajmi i radhës

Vdekje e plagosje – Rastet tragjike që karakterizuan Pejën gjatë fundjavës

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë