ra ne radar nje person iu shkakton lendime trupore tre policeve 68e68d9184cea

Ra në radar, një person iu shkakton lëndime trupore tre policëve

October 8, 2025
1 minut lexim

Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Topanicë të Kamenicës.

Ai dyshohet se i ka sulmuar disa zyrtarë policorë.

Në lidhje me rastin, detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

‘’Më datë 07.10.2025, rreth orës 21:00, në fshatin Topanicë, komuna e Kamenicës patrulla policore në pikë kontrolli me radar ka ndalur një automjet me targa të huaja, pasi që i njëjti në zonën ku me shenjë të trafikut është e lejuar lëvizja 80 km/h duke lëvizura me shpejtësi prej 185 km/h.Ngasësit të këtij automjeti i është shqiptuar gjoba konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe shqiptuar masa mbrojtëse e ndalim të drejtimi të automjeteve në Republikën e Kosovës për gjashtë (6) muaj. I njëjti në atë moment përkundër urdhrave të ligjshëm të zyrtarëve policorë ka filluar që të bëjë vozitje të rrezikshme duke u larguar nga vendi ku ishte i ndalur dhe rrezikuar seriozisht pjesëmarrësit e tjerë në trafik’’ deklaruar ai.

Sipas Hashani, i njëjti ka rezistuar duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore tre zyrtarëve policorë gjatë tentativës për ta ndalur në fshatin Hodonoc.

Lidhur më këtë ai është arrestuar dhe pas procedurave ligjore ndaj të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, rast i cili po hetohet nga hetues policor të Stacionit Policor Kamenicë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skandal ne turqi 19 emrat te famshem te showbiz it nen hetim per lende narkotike 68e68865c08e4
Lajmi i mëparshëm

Skandal në Turqi, 19 emrat të famshëm të showbiz-it nën hetim për lëndë narkotike

dua lipa nuk i le shume vend imagjinates mahnit me bluzen transparente 68e68eb3f23bf
Lajmi i radhës

Dua Lipa nuk i lë shumë vend imagjinatës, mahnit me bluzën transparente

Të fundit nga

ShkoLartë