qyteti i shkupit do te ndertoje nje rrethrrotullim te ri dhe nje ure ne hyrje te sarajit 6a98835354947

Qyteti i Shkupit do të ndërtojë një rrethrrotullim të ri dhe një urë në hyrje të Sarajit

September 2, 2026
1 minut lexim
saraj

Sarajit do t’i shtohet edhe një urë e re. Qyteti i Shkupit ka nisur procedurën për projektin i cili parasheh urë dhe një rrethrrotullim. Ura sipas autoriteteve do të ndërtohet 200 metra larg semaforëve të fundit. Projekti përfshin një rrethrrotullim me dy korsi dhe një urë çeliku me gjatësi 110 metra.

“Në hyrje të Sarajit pritet të ndërtohet ura e re dhe rrethrrotullimi. A besojnë qytetarët e Sarajit që ky projekt do realizohet dhe sa ua lehtëson atyre qarkullimin”, thotë Jahja Abazi, Gazetar.
“Nuk e dijm, po nëse realizohet normale që e lehtëson, nëse realizohet, unë jo”, tha një qytetar.

“Nuk e di, duhet të rregullohet, po çka do të bëhet nuk e di.00:07. 00:10 me siguri e lehtëson, janë bërë shumë njerëz”, tha një qytetar tjetër.

“Po mendojmë çka është më e mirë, por tani mvaret si do jenë financat nga ana e shtetit.00:12. 00:14 shumë e lehtëson , dhe ka nevojë, nevojë e kahmitshme sipas mundësive”, u shpreh një qytetar.

Projekti parasheh gjithashtu edhe korsi biçikletash dhe këmbësorësh në të dyja drejtimet si dhe korsi të posaçme për personat e verbër. Kreu i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgievski njoftoi se për këtë projekt, me rishikimin e buxhetit janë ndarë 420 milionë denarë./Alsat.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lyrical son u ben thirrje shqiptareve ti bashkohen marshit per liri me 12 shtator 6a987f5e3fd8f
Lajmi i mëparshëm

Lyrical Son u bën thirrje shqiptarëve t’i bashkohen Marshit për Liri më 12 Shtator

Të fundit nga

ShkoLartë