Një situatë e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës në rrugën Butrinti.
Një person është hedhur në det për t’i shpëtuar prangave të policisë. Burime për News 24 bëjnë me dije se Policia ndaloi sot një automjet tip “Porsche”.
Gjatë tentativës për të ndaluar tre persona që ndodheshin në të, njëri prej tyre u largua me vrap dhe u hodh në det. I dyshuari mbante një çantë krahu në qafë.
Dy të tjerët u ndaluan menjëherë dhe shoqëruan nga forcat “Shqiponja”. Ndërsa personi që u hodh në det u arrestua më vonë.
U desh ndërhyrja e e skafit të policisë kufitare për të bërë të mundur ndalimin e të dyshuarit, i cili mendohet se ka hedhur sende të paligjshme në det.
Burimi: botasot.info


