qytetaret te irrituar nga bllokimi i rruges marrin udhen ne kembe nga librazhdi ne prrenjas 6999ccd60660a

Qytetarët të irrituar nga bllokimi i rrugës, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

February 21, 2026
1 minut lexim

Pezullimi pa afat i qarkullimit të automjeteve në segmentin e rrugës kombëtare Librazhd–Korçë, pas fundosjes dhe zhvendosjes së tokës në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, ka lënë qindra  drejtues mjetesh dhe pasagjerë të bllokuar në të dyja anët e aksit.

Mes tyre ka familjarë me fëmijë të vegjël, të moshuar dhe drejtues mjetesh transporti që prej orësh presin një zgjidhje, ndërsa situata paraqitet e pasigurt për shkak të çarjeve të thella në trupin e rrugës.

“Jemi nisur që në mëngjes drejt Korçës dhe kemi mbetur këtu pa asnjë informacion të qartë. Na thanë që rruga është mbyllur pa afat. Nuk dimë nga të kalojmë,” shprehet një drejtues automjeti, i cili tregon se ka mbi tri orë në pritje.

Një tjetër qytetar, që udhëtonte me familjen, tha se situata është e vështirë sidomos për fëmijët: “Fëmijët janë lodhur, nuk kemi as ujë mjaftueshëm. Duhet një zgjidhje alternative sa më shpejt.”

Edhe drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë shprehen të shqetësuar për vonesat dhe pasojat ekonomike. “Çdo orë vonesë për ne është kosto. Transportojmë mallra që duhet të dorëzohen brenda ditës,” u shpreh një prej tyre.

Disa banorë të zonës theksojnë se problematika në “Arrat e Gurrës” ka qenë e pranishme gjatë gjithë këtyre javëve dhe se çarjet në rrugë janë thelluar gradualisht. “Kjo ishte e paralajmëruar. Toka ka lëvizur edhe herë të tjera, por tani situata duket shumë më e rëndë,” tha një banor i zonës.

Ndërkohë, drejtues mjetesh kërkojnë më shumë informacion zyrtar dhe orientim për rrugë alternative, ndërsa apelojnë për ndërhyrje sa më të shpejtë për stabilizimin e segmentit problematik.

Pezullimi i qarkullimit në këtë aks të rëndësishëm kombëtar ka krijuar jo vetëm radhë të gjata automjetesh, por edhe pasiguri e tension mes udhëtarëve, të cilët presin një zgjidhje konkrete për të vijuar udhëtimin e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tragjedi ne napoli humb jeten 2 vjecari pas gabimit ne transplantin e zemres 6999cc0e040c1
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi në Napoli! Humb jetën 2-vjeçari pas gabimit në transplantin e zemrës

perurohet objekti modern kurti aki po avancon vazhdimisht kapacitetet e saj teknologjike 6999ccee31a88
Lajmi i radhës

Përurohet objekti modern, Kurti: AKI po avancon vazhdimisht kapacitetet e saj teknologjike

Të fundit nga

Big Mama ka dy fjalë për Londrimin

Këngëtarja e njohur Big Mama ka reaguar publikisht për Londrim Mekaj, duke ndarë një mesazh mbështetjeje në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një moment të Londrimit, ku shihet i veshur me kostum
ShkoLartë