qytetaret ne proteste ligji eshte kombetar jo partiak 6ac4fc549e86c

​Qytetarët në protestë: Ligji është kombëtar, jo partiak

October 6, 2026
min lexim

Gjatë protestës së sotme, kur edhe përfundon afati për zgjedhjen e presidentit, protestuesit nuk janë ndalur që nga mëngjesi duke kërkuar procedimin në lexim të dytë ligjit për plotësim-ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Qytetarët e mbledhur para Kuvendit të Kosovës kanë shprehur bindjen e tyre se ligji duhet të votohet gjithsesi në lexim të dytë, dhe se kjo duhet të jetë primare për deputetët e Kosovës.

Azem Gashi tha për KosovaPress se gjendja për momentin është stabile dhe e qetë në protestë, ku secili po proteston për atë që beson se duhet bërë.

Gashi: Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së i papranueshëm

“Gjendja në protestë është shumë e mirë, situata është e qetë, populli po proteston, secili në mënyrën e vet. Kjo është një dhimbje shumë e rëndë, një plagë shumë e tmerrshme ku po mbahet një kryetar shteti në burgje…Kjo është një tragjedi e tmerrshme për Kosovën, për atdheun tonë”, tha Gashi.

Ai tha se kishte qenë prezent edhe mbrëmë në protestë, ku sipas tij situata eskaloi pa nevojë.

Gashi: Nuk kishte nevojë policia të përleshej me protestues

“Protesta e mbrëmshme ka qenë shumë e keqe, nuk ka pasur nevojë të vijë deri te përleshja midis policisë me protestues, se protestuesit duhet ta dinë se policia është e jona”, tha Gashi.

Gashi shtoi se nuk duhet të jetë diskutabile votimi i ligjit, dhe se të gjithë si deputetët duhet të jenë të bashkuar në një linjë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Gashi: U bëj thirrje qytetarëve të jenë të bashkuar

“U bëj thirrje krejt me qenë të bashkuar për të liruar këta djem prej një burgu famëkeq”, tha Gashi.

Një tjetër qytetar, i cili ka ardhur nga Gjilani për protestë, Musli Serdolli, e sheh si fajtor ministrin Sveçla për përleshjen e mbrëmshme në protestë.

Serdolli: Xhelal Sveçla po e shfrytëzon Policinë e Kosovës

“Me keqardhje e kam parë, kam pasur dhe shumë emocione, për shkak se ministri i dënuar me një vit burg Xhelal Sveçla tash po e shfrytëzon Policinë e Kosovës. Nuk është dashur të përdorë policinë ndaj vëllezërve të vet”, tha Serdolli.

Afrim Fejzullahu thotë se votimi i ligjit është i pakontestueshëm, pasi është në interes të Kosovës.

Fejzullahu: Ligji është kombëtar, nuk është partiak

“Ligji është kombëtar, nuk është partiak, nuk është për pazar dhe të vihet kusht votimi për presidentin, pasi që ajo është çështje tjetër dhe mund të votohet edhe më vonë”, përfundoi Fejzullahu.

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së eskaloi mbrëmë pasi nuk u vendos në lexim të dytë projektligji për ndryshim-plotësimin e ligjit për Specialen. Ndërkohë, protesta po vazhdon edhe sot dhe ajo po kalon kryesisht e qetë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski kunder shkurtimit te festave te respektohen te drejtat e fituara te punetoreve 6ac4e5cecb448
Lajmi i mëparshëm

Mickoski kundër shkurtimit të festave: Të respektohen të drejtat e fituara të punëtorëve

policia e shtetit reagon pas sulmit me veze ndaj gazetarit bledi mane nga protestuesit 6ac4fcd697e4f
Lajmi i radhës

Policia e Shtetit reagon pas sulmit me vezë ndaj gazetarit Bledi Mane nga protestuesit

Të fundit nga

ShkoLartë