qytetaret e kosoves drejt shqiperise ne fundjave procedure e pershpejtuar 69d1bb365a481

Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
1 minut lexim

Kolonat e mjeteve krijuan radhë herë pas here në pikën kufitare të Morinit.

Pavarësisht reshjeve të shiut dhe motit të paqëndrueshëm të kësaj fundjave, qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt qyteteve të ndryshme në Shqipëri për të kaluar këto ditë pushimi, që përkojnë edhe me Pashkët Katolike.

Jo vetëm familjarë por edhe grupe shokësh, përfshirë edhe studentë që jetojnë në Zvicër e që kanë sjellë bashkëmoshatarët e tyre për te vizituar Kosovën e më pas Shqipërinë.

Polica kufitare operoi me procedurën e thjeshtëzuar të kalimit të kufirit pa kontrolle për të gjitha automjetet me targa të Shqipërisë e Kosovës.

Herë pas here krijoheshin radhë nga numri i lartë i mjeteve për të cilat policia kufitare vuri në dispozicion të gjitha sportelet për të shmangur qëndrimet e panevojshme në kufi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sulejmani jeni ne te drejten tuaj per provimin sot pa frike mund ta shprehni vullnetin tuaj 69d1a90e9d98c
Lajmi i mëparshëm

Sulejmani: Jeni në të drejtën tuaj për provimin, sot pa frikë mund ta shprehni vullnetin tuaj

fero behet baba per here te dyte 69d1bdbb0cfe7
Lajmi i radhës

“Fero bëhet baba për herë të dytë”

Të fundit nga

“Fero bëhet baba për herë të dytë”

Reperi i njohur Fero duket se po jeton një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së tij, duke nisur një kapitull të ri larg vëmendjes së publikut. “Prive” raporton se artisti
ShkoLartë