qyra zeri i qytetareve eshte forca me e madhe per ndryshim ne ladorishte dhe struge 68d97ffe8baea

Qyra: Zëri i qytetarëve është forca më e madhe për ndryshim në Ladorishtë dhe Strugë

September 28, 2025
1 minut lexim

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, i mbështetur nga koalicioni VLEN, Mendi Qyra, gjatë vizitës në Ladorishtë u ndal nëpër shtëpitë e disa familjeve. Ai tha se pati kënaqësi të dëgjojë shqetësimet e tyre, por edhe dëshirën e madhe për ndryshim.

“Gjatë vizitës në disa lagje të Ladorishtit pata kënaqësinë të ndalem nëpër shtëpitë e disa familjeve të dashura, të cilat ndanë me mua shqetësimet e tyre, por mbi të gjitha dëshirën e madhe për ndryshim. Faleminderit nga zemra për mikpritjen e ngrohtë! Zëri juaj është forca më e madhe për të ndërtuar së bashku një Ladorisht dhe një Strugë më të mirë”, shkroi Qyra.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

besa shahini mirepritet ne sofali premton cerdhe transport dhe investime ne arsim 68d97ab47dd62
Lajmi i mëparshëm

Besa Shahini mirëpritet në Sofali – premton çerdhe, transport dhe investime në arsim

zejdi
Lajmi i radhës

Skender Rexhepi – Zejd: Këto zgjedhje janë referendum për përmbysjen e kësaj qeverisje antishqiptare

Të fundit nga

ShkoLartë