qukes qafe plloce arrsh eshte krijuar nje bypass i perkohshem 6922f8398f325

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

November 23, 2025
1 minut lexim

ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës është krijuar çarje e skarpatës.



“Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.

Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.

I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e ARRSH që u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë, të mbajnë distancës e sigurisë dhe të shmangin frenimet e papritura.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

73 vjecari bie nga anija turistike gjate udhetimit per ne zelanden e re ekipet e shpetimit prej oresh ne kerkim te burrit 6922f37542405
Lajmi i mëparshëm

73-vjeçari bie nga anija turistike gjatë udhëtimit për në Zelandën e Re, ekipet e shpëtimit prej orësh në kërkim të burrit

ja se si eshte nje person i shenjes se shigjetarit 6922fb7249e60
Lajmi i radhës

Ja se si është një person i shenjës së Shigjetarit

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë