qorrolli njofton per hapat e radhes ne perzgjedhjen e gjyqtareve te rinj te kushtetueses caktohen datat e testimit dhe intervistimit 6af35dc0896f8

Qorrolli njofton për hapat e radhës në përzgjedhjen e gjyqtarëve të rinj të Kushtetueses, caktohen datat e testimit dhe intervistimit

November 10, 2026
1 minut lexim

Procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës ka hyrë në një fazë tjetër, pas shqyrtimit të nominimeve të kandidatëve nga Komisioni i Posaçëm.

Kryetari i këtij komisioni, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes së mbajtur sot, nën kryesimin e tij, janë shqyrtuar nominimet e kandidatëve, duke vlerësuar nëse ata i përmbushin kriteret e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj.

Pas këtij shqyrtimi, komisioni ka vendosur që kandidatët që plotësojnë kushtet e parapara të vazhdojnë në fazat e ardhshme të procesit.

Postim i plotë:

Vijon procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës!

Sot, nën kryesimin tim, Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrtoi nominimet e kandidatëve, duke vlerësuar përmbushjen e kritereve të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj.

Pas shqyrtimit, Komisioni vendosi që kandidatët të cilët përmbushin kushtet e parapara të vijojnë në fazat e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes:

18 nëntor – Testimi me shkrim

27 nëntor – Intervistimi me gojë

Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet mbi parimet e ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë dhe meritokracisë, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët.

Pavarësia, integriteti profesional dhe besueshmëria e Gjykatës Kushtetuese janë vlera themelore për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe forcimin e demokracisë në Republikën e Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shteti inkasoi 10 milione euro nga gjobat e safe city 6af35d659d762
Lajmi i mëparshëm

Shteti inkasoi 10 milionë euro nga gjobat e “Safe City”

tabaku ne parlamentin europian kerkohet qeveri teknike ne shqiperi ngrihen shqetesimet per zgjedhjet dhe protestuesit 6af35e1c787e3
Lajmi i radhës

Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkohet qeveri teknike në Shqipëri, ngrihen shqetësimet për zgjedhjet dhe protestuesit

Të fundit nga

Egli fotografohet nga afër, habit me pamjen

Egli Tako është një nga moderatoret me të dashura për publikun shqiptar. E vetëdijshme për këtë, ajo shfaqet goxha aktive në rrjetet sociale. Ish-banorja e BBVA, se fundmi ka publikuar një fotografi
ShkoLartë