qoku maqedonia e veriut mbyll me sukses dialogun e pas monitorimit ne keshillin e evropes 697bda2230499

Qoku: Maqedonia e Veriut mbyll me sukses dialogun e pas-monitorimit në Këshillin e Evropës

January 30, 2026
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut ka shënuar një arritje të rëndësishme në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur me sukses dialogun e pas-monitorimit, një proces kyç në konsolidimin demokratik të vendit.

“Sot në Këshillin e Evropës në Strasburg u vulos një kapitull i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Qoku, duke theksuar se përfundimi i këtij procesi konfirmon përkatësinë e vendit në familjen evropiane demokratike. “Vendi ynë përfundon dialogun e pas-monitorimit, duke konfirmuar se jemi pjesë e pandashme e Evropës demokratike dhe se përkushtimi ndaj reformave po jep rezultate konkrete”, u shpreh ai.

Sipas Qokut, Maqedonia e Veriut është shteti i parë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që e mbyll këtë proces, gjë që duhet të shërbejë si motivim për gjithë rajonin. “Përparimi ynë duhet të shërbejë si inkurajim, e jo si përjashtim. Stabiliteti dhe demokracia në Evropë varen nga avancimi i vazhdueshëm i gjithë rajonit”, theksoi deputeti i VLEN-it.

Ai bëri të ditur se pati nderin t’i drejtohej Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku shprehu mirënjohje për raportuesit. “Falënderova sinqerisht znj. Sibel Arslan dhe z. Joseph O’Reilly për raportin e tyre të hollësishëm, të balancuar dhe konstruktiv”, deklaroi Qoku.

Në fund, ai nënvizoi se ky sukses tejkalon kufijtë kombëtarë. “Ky sukses nuk është vetëm i yni, por një mesazh i fuqishëm shprese dhe progresi për gjithë Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt stabilitetit, demokracisë dhe integrimit evropian”, tha Qoku.

Në këtë ngjarje të rëndësishme në Strasburg, pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut ishin edhe Ivanka Vasilevska, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, si dhe ambasadorja e vendit pranë Këshillit të Evropës, Svetlana Geleva.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dafina zeqiri publikon kengen e re
Lajmi i mëparshëm

Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Xhane”

trump i kerkova putin te mos sulmonte qytetet ukrainase dhe ai pranoi 697bda83c05b4
Lajmi i radhës

Trump: I kërkova Putin të mos sulmonte qytetet ukrainase dhe ai pranoi

Të fundit nga

ShkoLartë