qoku bdi iu lut mickoskit per pushtet ahmeti mbron vetem pasurine e familjes 68d695b207f9f

Qoku: BDI iu lut Mickoskit për pushtet, Ahmeti mbron vetëm pasurinë e familjes

September 26, 2025
1 minut lexim

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar ashpër pas deklaratave publike që konfirmojnë përpjekjet e BDI-së për të hyrë në qeveri me çdo kusht.

“Menduh Thaçi, si pjesë e delegacionit të bisedimeve, e konfirmoi. Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE e rikonfirmoi mbrëmë: BDI dhe Ali Ahmeti iu lutën, iu përgjeruan Mickoskit t’i marrë në qeveri, edhe me më pak ministri sesa kërkoi VLEN, edhe pa kryetarin e Kuvendit. Pra, gjithë piskamat e bdi-stave nuk janë gjë tjetër veçse inate fëminore pse nuk janë në qeveri”, tha Qoku.

Ai theksoi se qëllimi i vetëm i Ahmetit nuk është interes i shqiptarëve, por mbrojtja e pasurisë së paligjshme të grumbulluar ndër vite. “Ali Ahmeti këtë betejë nuk e bën për popullin, por ekskluzivisht për familjen e vet. Ai është i gatshëm të sakrifikojë gjithë shqiptarët vetëm që të ruajë pasurinë e zhvatur padrejtësisht. Rasti Soravia është vetëm maja e ajsbergut të kësaj pasurie”, shtoi Qoku.

Sipas tij, gjatë 22 viteve në pushtet, BDI nuk ka realizuar asnjë projekt madhor për shqiptarët, ndërsa sot e vetmja mënyrë që Ahmeti të mbijetojë politikisht është të kapet pas fuqisë së qeverisë për të mbrojtur interesat familjare dhe pasurinë e paligjshme. “Pjesa tjetër është propagandë e ulët, e dirigjuar nga nongratat e shumtë të Ali Ahmetit”, përfundoi Qoku.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga 1 tetori rritje e pensioneve rritja e ardhshme ne pranvere 68d695165a2d0
Lajmi i mëparshëm

Nga 1 tetori rritje e pensioneve, rritja e ardhshme në pranverë

programi i qeverise grupi parlamentar i pd shkrese kuvendit per mocion per debat 68d69718696d5
Lajmi i radhës

Programi i qeverisë, Grupi Parlamentar i PD shkresë Kuvendit për mocion për debat

Të fundit nga

ShkoLartë