qoku bdi dhe danella arsovska po nxisin tensione panik ne mesin e integristeve 6872ab3194c2b

Qoku: BDI dhe Danella Arsovska po nxisin tensione, panik në mesin e integristëve

July 12, 2025
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar pas arrestimit të funksionarëve të degës së BDI-së në Shuto Orizarë, të dyshuar për zjarrvënie, duke e lidhur këtë ngjarje me incidentet e fundit në Çair ku ishte e përfshirë edhe kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska. Sipas tij, këto zhvillime nuk janë të izoluara, por pjesë e një skenari të qëllimshëm destabilizues që buron nga Reçica e Vogël.

Qoku ngre pikëpyetje për motivet e vërteta të përfshirjes së vonshme të Danelës në Çair, pas katër vitesh mosangazhim institucional ndaj kësaj lagjeje. Ai e sheh këtë si përpjekje të orkestruar politike, ku përfshihen edhe figura të afërta me BDI-në, si Blerim Bexheti.

“Lidhja mes Arsovskës, Bexhetit dhe figurës së arrestuar të BDI-së nuk mund të shpërfillet,” shkruan Qoku, duke kujtuar se edhe Danela vetë është filmuar duke ushtruar dhunë fizike ndaj një qytetari. “Kush po provokon kë?” pyet ai.

Deputeti i VLEN-it thotë se arrestimi për zjarrvënie vetëm sa shton dyshimet për një skenar të sinkronizuar që synon krijimin e tensioneve politike në zona të ndjeshme si Çairi. Ai shton se ky nuk është rasti i parë që zyrtarë të BDI-së përballen me masa ligjore, duke përmendur lista të zeza ndërkombëtare, hetime dhe dënime.

Në fund, Qoku kritikon përdorimin e mundshëm të Danelës nga BDI-ja për të krijuar një “kauzë artificiale” në Çair. Ai e përshkruan mandatin e saj si të dështuar dhe paralajmëron se qytetarët nuk janë naivë për të mos e kuptuar këtë lojë politike.

“Shkupi nuk ka nevojë për skena teatrale, por për përgjegjësi, drejtësi dhe transparencë,” përmbyll Qoku.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

durmishi bdi ne krize te thelle tenton destabilizim dhe mashtron me anketa te fabrikuara 6872a8da10e25
Lajmi i mëparshëm

Durmishi: BDI në krizë të thellë, tenton destabilizim dhe mashtron me anketa të fabrikuara

turistet po priten me automatik collaku kritikon aksionin ne theth 6872b97d4015f
Lajmi i radhës

“Turistët po priten me automatik”, Çollaku kritikon aksionin në Theth

Të fundit nga

ShkoLartë