qmk ne maqedoni ka gjashte zjarre aktive jane shuar tre 68766197b5f46

QMK: Në Maqedoni ka gjashtë zjarre aktive, janë shuar tre

July 15, 2025
1 minut lexim

Aktivë janë gjashtë zjarre në ambient të hapur deri në ora 12:30, nga gjithsej nëntë gjatë ditës së sotme, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK), Janë shuar tre zjarre në ambient të hapur.

QMK informon se aktivë janë zjarret në komunën e Dojranit, në fshatin Nikoliç, ku është prekur pyll me kërcell të ulët, në komunën Çuçer Sandevë, te fshati Gornjan ku po digjet pyll me kërcell të ulët, në komunën e Velesit, pranë fshatrave Xhidimirc dhe Krushje, ku po digjet pyll i përzier, në komunën Makedonski Brod.

Ku po digjet pylli i degraduar i lisit, shkurre dhe bimësi e ulët mes fshatrave Creshnevë, Llokvicë, Krapë dhe Slatinë, në komunën e Gazi Babës, në fshatin Rashtak drejt f. Luboten po digjen mbeturina dhe në komunën e Sarajit te fshati Krushopek drejt fshatit Llaka, ku po ashtu po digjen mbeturina.

Janë shuar zjarret në komunën e Manastirit tek fshati Bair, ku po digjen mbeturina, në Komunën e Kërçovës në rr. “Prilepska” digjej deponi e egër dhe në Komunën e Kratovës tek fshati Turalevë, ku janë djegur shkurre dhe bimësi e ulët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afrim gashi ne ceremonine perkujtimore te 15 korrikut ne ambasaden e turqise fuqia e popullit mbron demokracine 68765e50e6cf5
Lajmi i mëparshëm

Afrim Gashi në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë: “Fuqia e popullit mbron demokracinë”

kryepeshkopi xhufka pritet ne takim nga kryetari rama 68766210551cc
Lajmi i radhës

Kryepeshkopi Xhufka pritet në takim nga kryetari Rama

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë