qmk kater zjarre aktive dy nen kontroll 689059e2f2c82

QMK: Katër zjarre aktive, dy nën kontroll

August 4, 2025
1 minut lexim

Shkup, 4 gusht – Qendra për Menaxhim me Kriza informoi sot në mëngjes se në territorin e vendit ka katër zjarre aktive, në komunat Çashkë, Likovë, Studeniçan dhe Makedonski Brod.

Në komunën e Çashkës, mbi Bogomillë po digjet një pyll i përzier, në komunën e Likovës midis fshatrave Vaksincë dhe Sllupçan është djegur një pyll i ulët, në komunën e Studeniçanit, më saktësisht pranë fshatit Dreçavicë, ka zjarr pyjor në male, ndërsa në komunën e Makedonski Brod pranë fshatit Greshnicë po digjet një pyll i degraduar me bimësi të ulët.

Nën kontroll janë zjarret në komunën e Dollnenit, pranë fshatit Strovijë, pas vendit të quajtur Gajdarec – Klepalë, ku është djegur një pyll me bimësi të ulët, dhe në komunën e Zhelinës, në afërsi të fshatit Cerovë, ku po digjet një pyll i përzier.

Sipas informacioneve të QMK-së, në 24 orët e fundit kishte gjithsej 23 zjarre nga të cialt 17 janë shuar. 

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tri net te paharrueshme te sunny hill kthyen kosoven ne qender te vemendjes 689050b62619f
Lajmi i mëparshëm

Tri net të paharrueshme të “Sunny Hill” kthyen Kosovën në qendër të vëmendjes

kembimi valutor 4 gusht me sa blihen e shiten dollari dhe euro cfare ndodh me monedhat e tjera 6890633b10fbb
Lajmi i radhës

Këmbimi valutor 4 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Të fundit nga

ShkoLartë