qmk jane shuar shtate zjarre nje eshte aktiv 6a3c5b7b04ab7

QMK: Janë shuar shtatë zjarre, një është aktiv

June 25, 2026
1 minut lexim

Deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në hapësira të hapura.

Nga këto, një zjarr është aktiv, një zjarr është nën kontroll dhe shtatë zjarre janë shuar.

Siç raportohet nga Qendra e Menaxhimit të Krizave, në Shtip ka një zjarr aktiv ku po digjet një deponi, dhe një zjarr është vënë nën kontroll në komunat Shën Nikollë dhe Llozovë – fshati Delisinci dhe fshati Saramzalino ku po digjet bimësi e ulët.

“Zjarret janë shuar në Komunën e Kumanovës – Rruga Gjuro Pucar 38 (bimësi e ulët), Komuna e Çashkës – fshati Çashkë (bimësi e ulët), Komuna e Demir Hisarit – fshati Obednik (bimësi e ulët), Komuna e Gazi Babës – fshati Jurumleri (bar i thatë, shkurre dhe mbeturina të rënda), Komuna e Likovës – fshati Likovë (bar i thatë), Komuna e Likovës – fshati Matejçe (bar i thatë) dhe Komuna e Kumanovës – vendbanimi Pero Çiço (shtylla dhe pemë)”, thonë nga QMK.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dauti zgjedhjet e parakohshme jane kercenim per vlen in 6a3c567940da1
Lajmi i mëparshëm

Dauti: Zgjedhjet e parakohshme janë kërcënim për VLEN-in

Të fundit nga

ShkoLartë