qkuk pranon donacion nga italia 30 paleta me dezinfektues 692ed7ebb3c81

​QKUK pranon donacion nga Italia 30 paleta me dezinfektues

December 2, 2025
min lexim

Mbrojtja Civile Italiane nëpërmjet Ambasadës së këtij shteti në Kosovë, i ka dhuruar sot Barnatores Qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një sasi të konsiderueshme materialesh higjieno-sanitare, të përbëra nga 30 paleta me dezinfektues për duar. Vlera totale e këtij donacioni është rreth 80 mijë euro.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini tha se ky donacion do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Kosovës dhe do të forcojë lidhjen e fortë midis dy vendeve.

Antonini tregoi se për vitin e ardhshëm kanë planifikuar mbështetje për shëndetësinë kosovare në vlerë mbi gjysmë milion euro.

Antonini flet për mbështetjen që shteti italian i ka dhënë shëndetësisë 

“Donacioni i sotëm (30 paleta dezinfektues duarsh, me një vlerë totale rreth 80.000 euro) është bërë i mundur falë mbrojtjes civile italiane (protezione civile), e cila po mbulon gjithashtu të gjitha shpenzimet e transportit dhe të logjistikës. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj tyre për këtë kontribut bujar. Kjo nismë nuk është një gjest i izoluar. Ajo përshtatet në kuadrin më të gjerë të projektit “Mbështetje për sistemin shëndetësor të Kosovës”, përmes të cilit Italia po e asiston vazhdimisht Kosovën në forcimin e kapaciteteve të saj mjekësore. Brenda këtij programi kemi kontribuar në përmirësime të rëndësishme në kirurgjinë kardiake, si përmes trajnimeve të specializuara ashtu edhe përmes sigurimit të pajisjeve kyçe, si laboratori i sapo dhuruar i mikrobiologjisë. Gjatë pandemisë COVID-19, Italia qëndroi pranë Kosovës duke ofruar materiale mbrojtëse dhe mbështetje urgjente mjekësore, dhe pajisje të tjera me vlerë mbi gjysmë milion euro janë tashmë të planifikuara për vitin e ardhshëm për të konsoliduar këto arritje ”, tha ai.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia shprehu falënderimin për popullin italian që shëndetësisë kosovare i ka qëndruar gjithmonë pranë.

Ai përmendi edhe bashkëpunimet e tjera që ndikojnë në edukimin e profesionistëve shëndetësor.

Vitia: Italia na ndihmoi në infrastrukturë, mjete por edhe në resurse njerëzore

“Kjo është një ndihmë dhe bashkëpunim i cili është i bazuar në një bashkëpunim shumëvjeçar në mes të popullit italian dhe të Kosovës. Dhe po ashtu përmendën se në kohën e COVID-it kur edhe Italia përballej me një situatë mjaftë të rëndë, miqtë tanë nga Italia gjetën mundësi dhe forcën dhe na ndihmuan atëherë…..Me investimet në Klinikën e Kardiokirurgjisë ku sot Kardiokirurgjia është një nga klinikat model jo vetëm në Kosovë, po ashtu edhe më mikro-biologji klinike por edhe në shumë fusha tjera që Italia ka ndihmuar Kosovën…04’24Për herë të parë në këto dy vitet e fundit kemi filluar në bashkëpunim me ShSKUK-në, kemi ngritur një fond rreth 1 milion euro të ndara për profesionistët shëndetësor në Kosovë që të edukohen për ndërhyrje që deri sot nuk kanë mund të bëhen në Republikën e Kosovës. Investime në infrastrukturë dhe në mjete por sidomos aty ku nuk mund të zëvendësohet kurrë në resurset njerëzore”, shprehet Vitia.

Në ceremoninë e dhurimit të këtij donacionit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Mbrojtjes Civile Italiane, si dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Mentor Zejnullahu.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pezullimi i ballukut ska unanimitet ne kolegj ceshtja kalon ne mbledhje gjyqtaresh 692ed5b78c8d7
Lajmi i mëparshëm

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

edi po vuan per te ndersa dolce deklarohet single ne itali 692ed8f8389b9
Lajmi i radhës

Edi po vuan për të ndërsa Dolce deklarohet “single” në Itali

Të fundit nga

Meghan Trainor, nënë për herë të tretë!

Këngëtarja Meghan Trainor, dhe bashkëshorti Daryl Sabara janë bërë prindër për herë të tretë përmes një nëne surrogate. Pas dy djemve, familjes së tyre i është bashkuar një vajzë. “Vajza jonë Mikey

Ngjarjet e datës 22 janar

Mbahet ceremonia përmbyllëse e Programit për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë. (Menza Ramiz Sadiku në Prishtinë, ora 10:00) Në përvjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, OVL-UÇK bën homazhe
ShkoLartë