qkuk kryen per here te pare dy operacione per vendosjen e protezave te supit 691ecd91661a4

QKUK kryen për herë të parë dy operacione për vendosjen e protezave të supit

November 20, 2025
1 minut lexim

Në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) janë kryer për herë të parë dy operacione për vendosjen e protezave të supit, duke shënuar një arritje të rëndësishme për shëndetësinë kosovare.

Ndërhyrjet u realizuan me sukses nga ekipi mjekësor, i përbërë nga dy ortopedë, specialistë të Anesteziologjisë dhe stafi infermieror mbështetës.

Operacionet u vlerësuan si tërësisht të suksesshme dhe hapin rrugën për ofrimin e shërbimeve më të avancuara ortopedike brenda QKUK-së.

Këto procedura u mundësuan edhe falë donacionit të një tavoline të specializuar operative për ndërhyrje në krahë, e cila iu dhurua QKUK-së nga Schulthess Klinik, një qendër mjekësore me renome botërore nga Zvicra.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump nenshkruan ligjin per publikimin e dosjeve te epstein 691ec6b32e514
Lajmi i mëparshëm

Trump nënshkruan ligjin për publikimin e dosjeve të Epstein

me shume shi ka rene ne krusheve temperaturat me te uleta jane matur ne mavrove 691edf579fa49
Lajmi i radhës

Më shumë shi ka rënë në Krushevë, temperaturat më të ulëta janë matur në Mavrovë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë