qindra te vdekur pas termetit ne afganistan 68b56ada20edc

Qindra të vdekur pas tërmetit në Afganistan

September 1, 2025
1 minut lexim

Një tërmet i fortë ka goditur Afganistanin. Njoftohet për qindra të vdekur e mijëra të lënduar. Terreni i vështirë kufizon transportimin e të lënduarve.

Deri më tani më shumë se 620 persona kanë humbur jetën në Afganistan pas tërmetit 6.0 ballë që tronditi një rajon kufitar me Pakistanin,  zonë e vështirë për hyrjen e forcave të shpëtimit. Të dhënat vijnë nga Ministria e Brendshme e vendit. Epiqendra e tërmetit shtrihej në zonën e qytetit Xhalalabad në provincën Nangarhar.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë disa fshatra janë shkatërruar plotësisht. Qindra të lënduar janë dërguar në spitale, sipas Najibullah Hanif, zëdhënës i provincës. Sipas radios afgane, RTA ka më shumë se 1000 të lënduar. Pritet rritje e numrit të viktimave, sepse ende mendohet se shumë njerëz janë nën rrënoja.

Xhalalabadi është një zonë e rëndësishme kufitare me Pakistanin dhe një qytet i njohur për tregtinë, me një popullsi prej afërsisht 300.000 banorësh. Por shumë më tepër njerëz jetojnë në zonat përreth. Shumica e ndërtesave janë të ulëta, kryesisht të ndërtuara me beton dhe tulla, shtëpitë e ngritura me tulla balte dhe dru ndodhen në periferi. /DW

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

QEFALI HAVZIJA 3
Lajmi i mëparshëm

Qefali Havzia ndan rrugët me BDI-në! Aty po vriten luanët duke harruar se do t’i hanë qentë (FOTO)

DOKU 2
Lajmi i radhës

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit (FOTO)

Të fundit nga

Zbulohet vendimi i rëndësishëm i Arda Guler

Interesimi nga Liga Premier për Arda Guler vazhdon, me Arsenalin që dëshiron ta transferojë lojtarin turk. Megjithatë, për momentin, mesfushori nuk mendon për largim dhe dëshiron të vazhdojë karrierën e tij te
ShkoLartë