qindra shqiptare protestojne sot ne hage rama publikon pamjet drejtesi pra drejtesi per kosoven dhe clirimtaret e saj 68c6e24a43a40

Qindra shqiptarë protestojnë sot në Hagë, Rama publikon pamjet: Drejtësi pra drejtësi, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj

September 14, 2025
1 minut lexim

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij sociale një foto nga protesta e sotme në Hagë, ku qindra shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-liderët e UÇK.

“Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj”, shkruan Rama.

Qindra shqiptarë u mblodhën sot në Hagë, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të mbajtur një tubim në mbështetje të ish-krerëve të UCK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, arrestuar pesë vite më parë.

Qyteti holandez është veshur kuqezi, siç raporton dhe i dërguari i Top Channel Muhamed Veliu, teksa protestuesit kanë dhënë mesazhet e tyre në formë paqësore, përmes pankartave që mbajnë në duar si: “Lironi çlirimtarët, kriminelët janë në Serbi”, “Ne kërkojmë standard, jo justifikime”, “S’kemi heronj për të sakrifikuar”, “Gjykatës, dëshmoni integritet”, “UÇK-ja bëri luftë çlirimtare”, “Liri për luftëtarët e lirisë”, “NATO, aleatët janë në gjyq”, “Kosova viktimë, Serbia agresore”, “Gjykata Speciale, devijim special”, “Mjaft është mjaft, gjyqe publike, jo drejtësi sekrete”, “Vetëm drejtësi, jo politikë”.

Protesta në Hagë u mbajt një ditë para se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të nisë paraqitjen e provave të saj dhe dëshmitarëve. Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ahmeti per protesten ne hage deshmuam edhe nje here se liria jone nuk gjykohet 68c6e1a102cc7
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti për protestën në Hagë: Dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet

audi q6 dhe sq6 sportback e tron specifikat 68c6e26ea6871
Lajmi i radhës

Audi Q6 dhe SQ6 Sportback e-tron, specifikat

Të fundit nga

ShkoLartë