qindra kompani po luftojne padrejtesine e zrre se ajvazi nuk jemi kunder tregut te lire 689fa92569c00

“Qindra kompani po luftojnë padrejtësinë e ZRRE-së”, Ajvazi: Nuk jemi kundër tregut të lirë

August 15, 2025
1 minut lexim

Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve të Kosovës,  ka deklaruar se sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), bizneset kosovare kanë dalë në tregun e lirë që nga 1 qershori.

Ai theksoi se tashmë kanë kaluar 75 ditë ku kompanitë po përballen me këtë që e konsideron padrejtësi.

“Kemi pas vendime nga Gjykata, ku biznese ka të cilat e kanë fituar masën e sigurisë dhe janë kthyer nga ZRRE në tregun e rregulluar, në FSHU, sepse ajo që e kemi thënë nga dita e parë janë 1000 biznese të cilat jashtëligjshëm janë nxjerrë në treg dhe ne i kemi thënë ZRRE-së: nuk jemi kundër tregut të lirë, ne jemi pro tregut të lirë, por kur ka konkurrencë dhe kur ligji e parasheh,” ka deklaruar Ajvazi.

Ai shtoi se ka qindra lëndë në gjykatë dhe se çdo ditë ka biznese që plotësojnë kriterin ligjor për të dalë në tregun e lirë, të cilat, sipas tij, duhet të trajtohen ndryshe.

“ZRRE i ka nxjerrë në tregun e lirë në mënyrë ‘shabllon’ 1.300 kompani, duke e ditur që po e shkel ligjin”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tamba i shkendijes para transferimit ne turqi 689fa921ee1b4
Lajmi i mëparshëm

Tamba i Shkëndijës para transferimit në Turqi!?

gmail paralajmeron 1 8 miliarde perdorues nese jeni nje prej tyre kini kujdes 689fa9d7bb95b
Lajmi i radhës

Gmail paralajmëron 1.8 miliardë përdorues, nëse jeni një prej tyre – kini kujdes

Të fundit nga

Simeone gjen sulmuesin

Atletico Madrid dhe Roma po punojnë për të finalizuar një shkëmbim interesant për të dy ekipet brenda merkatos së janarit, sipas asaj që zbulon “SportMediaset”. “Colchoneros” pëlqejnë shumë artem Dovbyk, i cili
ShkoLartë