VLEN LOGO GAZETA MK

Qeveria VLEN vazhdon me zgjidhjen e problemeve kyçe në komunat ku jetojnë shqiptarët

August 22, 2025
1 minut lexim

Me projektin për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Sheshi “Skënderbeu”, më në fund do t’i jepet zgjidhje problemit shumëvjeçar të mungesës së hapësirave për parkim në Çair dhe rrethinën e Çarshisë së Vjetër. Ky është një investim që u shërben drejtpërdrejt qytetarëve, bizneseve dhe ofertës turistike të këtij rajoni unik të Shkupit. Ky investim do të dyfishojë volumin e punës në Çarshinë e Vjetër.

Projekti parasheh parking sipas standardeve bashkëkohore me kapacitet për qindra automjete, çka do të çlirojë hapësira publike dhe do të krijojë rregull në komunikacion. Investimi, i vlerësuar në disa miliona euro, do të financohet nga buxheti i shtetit, gjë që dëshmon qartë përcaktimin e Qeverisë për të investuar në infrastrukturë që mbetet përfitim i qëndrueshëm për qytetarët. Në këtë mënyrë, përmirësohet siguria në trafik, lehtësohen kushtet për bizneset lokale dhe mbështetet zhvillimi i turizmit në Çarshinë e Vjetër.

Investime të tilla, në kohën e BDI-së, nuk mund të mendoheshin as për Çairin, as për Tetovën, as për Strugën. Sot, Qeveria e VLEN-it dëshmon se është partner i vërtetë strategjik i komunave ku jetojnë shqiptarët, duke orientuar mjete dhe vëmendje drejt nevojave reale të tyre.

Qëndrimi ynë është i qartë: do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë, shërbime publike dhe zgjidhje urbane që e përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Këto projekte janë pjesë e vizionit më të gjerë për modernizim dhe zhvillim, por edhe simbol i një politike të re, politikë veprash, e jo fjalësh boshe.

Qeveria e VLEN-it do të vazhdojë të ndërtojë bashkëpunimin ndërmjet pushtetit qendror dhe vetëqeverisjes lokale. Vetëm përmes këtij partneriteti mund të sigurojmë kushte të barabarta për të gjithë qytetarët dhe t’i ngremë komunat me popullatë shumicë shqiptare në nivelin që për vite të tëra ishte i kontestuar dhe i lënë pas dore.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

njohje te reja dhe mundesi financiare keto jane 4 shenjat me me fat te horoskopit per muajin shtator 68a80b9675e6a
Lajmi i mëparshëm

Njohje të reja dhe mundësi financiare! Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

MOT ME SHI
Lajmi i radhës

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 37 gradë

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë