qeveria venezueliane gati te liroje te burgosurit politik presidenti i kongresit te vendit duam unitet kombetar 69600aa600b27

Qeveria venezueliane gati të lirojë të burgosurit politik, presidenti i Kongresit të vendit: Duam unitet kombëtar

January 8, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Kongresit venezuelian, Jorge Rodriguez, tha sot se qeveria ka vendosur të lirojë një “numër të konsiderueshëm” të burgosurish politikë në orët në vijim, si venezuelianë ashtu edhe të huaj, me qëllim që të “kontribuojë në përpjekjet për unitet kombëtar”.

Lirimet, një kërkesë e përsëritur nga opozita e vendit, përbëjnë një gjest paqeje, tha Rodriguez, duke shtuar se veprimi është i njëanshëm dhe nuk është rënë dakord me asnjë palë tjetër.

“Qeveria bolivariane, së bashku me institucionet shtetërore, ka vendosur të lirojë një numër të konsiderueshëm venezuelianësh dhe të huajsh, dhe këto procese lirimi po ndodhin tani”, tha Rodriguez në një video të transmetuar në kanalin publik lokal TeleSur. Ai tha se lirimi ishte një “gjest i qeverisë… me një qëllim më të gjerë për të ndjekur paqen”.

Anëtarët e administratës Trump u kanë thënë ligjvënësve amerikanë se ia kanë bërë të qartë Venezuelës se duhet të lirojë të burgosurit politikë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

promovimi i librit te sarkozy t turma e protestuesve mblidhet kunder tij 696008f45c326
Lajmi i mëparshëm

Promovimi i librit të Sarkozy-t, turma e protestuesve mblidhet kundër tij

vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri ne autostraden vlore fier izolohen 6 fshatra 69600db27d6ba
Lajmi i radhës

Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra

Të fundit nga

ShkoLartë