qeveria shqiptare aprovon strategjine kombetare per sigurine kibernetike 2025 2030 68fa4bbbebec6

​Qeveria shqiptare aprovon Strategjinë kombëtare për sigurinë kibernetike 2025-2030

October 23, 2025
1 minut lexim

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot Strategjinë kombëtare për sigurinë kibernetike 2025–2030 dhe Planin e veprimit për periudhën 2025–2027, dokumente që synojnë forcimin e mbrojtjes së infrastrukturave kritike digjitale të vendit dhe rritjen e kapaciteteve shtetërore për parandalimin e sulmeve kibernetike.

Sipas vendimit të qeverisë, strategjia e re zëvendëson atë të miratuar për periudhën 2020–2025 dhe vendos bazat për një qasje më të koordinuar mes institucioneve shtetërore, sektorit privat dhe partnerëve ndërkombëtarë për mbrojtjen e sistemeve të informacionit.

Zbatimi i strategjisë do të udhëhiqet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me ministritë dhe institucionet e tjera përgjegjëse, raporton RTSH, përcjell KosovaPress.

Dokumenti parashikon masa konkrete për forcimin e sigurisë së rrjeteve të institucioneve shtetërore; ngritjen e ekipeve të reagimit ndaj incidenteve kibernetike; rritjen e ndërgjegjësimit publik për mbrojtjen digjitale; dhe krijimin e një kornize të unifikuar për raportimin dhe menaxhimin e sulmeve kibernetike. Strategjia e re konsiderohet një hap i rëndësishëm për përputhjen e standardeve të Shqipërisë me ato të BE-së dhe NATO-s në fushën e sigurisë digjitale.

Objektivat e strategjisë fokusohen në forcimin e mbrojtjes së infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të vendit, duke krijuar një kuadër ligjor dhe teknik që siguron vazhdimësinë e shërbimeve dhe stabilitetin e sistemeve të informacionit.

Qeveria shqiptare miratoi në parim Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik, e nënshkruar vitin e kaluar në Nju-Jork, përmes së cilës Shqipëria angazhohet të përmirësojë legjislacionin penal për krimet kibernetike; bashkëpunojë me shtetet e tjera në hetimin dhe ndjekjen penale të autorëve; dhe të ndërmarrë masa për ndarjen e sigurt të të dhënave digjitale si prova ligjore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te punesuarit ne higjienen komunale denoncojne parregullsite me te cilat perballet ndermarrja 68fa4a54e40c6
Lajmi i mëparshëm

Të punësuarit në “Higjienën Komunale” denoncojnë parregullsitë me të cilat përballet ndërmarrja

lopez lojtari i javes ne champions league 68fa4c1b8a0b1
Lajmi i radhës

Lopez – lojtari i javës në Champions League

Të fundit nga

ShkoLartë