qeveria planifikon ndryshime ne tete ligje per shkak te dhunes ndaj grave 69b45a1dcfed5

Qeveria planifikon ndryshime në tetë ligje për shkak të dhunës ndaj grave

March 13, 2026
1 minut lexim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot u angazhua për të propozuar ndryshime në gjithësejt tetë ligje të tashme me qëllim të masave për të t’u përballur me dhunën ndaj grave.

Kështu u vendos sot nga grupi punues nën kujdesin e zyrtarëve më të lartë të qeverisë, Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

“Me qëllim forcimin e mbrojtjes sistematike të grave viktima të dhunës dhe përmirësimin e kuadrit ligjor, sot u mbajt takimi i parë i Grupit të Punës për Monitorimin, Analizimin dhe Dhënien e Rekomandimeve për Përmirësimin e Legjislacionit Kombëtar për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, si dhe për përgatitjen e një propozimi për ndryshime urgjente në legjislacion,” u tha në një komunikatë nga Ministria e Politikace Sociale, Demografisë dhe Rinisë pas takimit të grupit punues.Sipas kësaj ministrie, grupi i punës do të punojë në ndryshime dhe plotësime të disa ligjeve, duke përfshirë: Ligjin për Autorizimet Policore; Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhunës në Familje; Ligjin për Mbrojtjen Sociale; Ligjin për Drejtësinë për Fëmijë; Ligjin për Ndihmën Juridike Falas; Ligjin e Procedurës Penale; Ligji i Procedurës Civile dhe Ligji për Pagesën e Kompensimit Financiar Viktimave të Krimeve të Dhunshme.

Sipas komunikatës, anëtarë të grupit të punës janë përfaqësues nga institucionet përkatëse dhe organizatat e shoqërisë civile, duke përfshirë: Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Drejtësisë, sektorin joqeveritar, gjykatat kompetente, Prokurorinë Publike, përfaqësues nga komuniteti akademik dhe Kuvendi.

Krijimii i këtij grupi për ndryshime e plotësime ligjesh vjen pas rasteve të shumta ndaj gruas, përfshirë edhe raste tragjike ndaj gruas apo edhe rasteve të tjera të dhunës në familje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjermania behet eksportuesi i katert me i madh i armeve ne bote 69b4543f9f2f5
Lajmi i mëparshëm

Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në botë

sydney sweeney gjithmone kam pasur gjoks te madh kurre nuk jam ndjere mire ne lekuren time 69b45bbfe7cb0
Lajmi i radhës

Sydney Sweeney: Gjithmonë kam pasur gjoks të madh, kurrë nuk jam ndjerë mirë në lëkurën time

Të fundit nga

ShkoLartë