qeveria pergatit ndryshime tektonike ne shendetesi pensionim ne moshen 70 vjecare gjoba deri ne 10 mije euro per mosdhenie te llogarise fiskale dhe pune pa licence 6997516285733

Qeveria përgatit ndryshime tektonike në shëndetësi: Pensionim në moshën 70-vjeçare, gjoba deri në 10 mijë euro për mosdhënie të llogarisë fiskale dhe punë pa licencë

February 19, 2026
min lexim

Qeveria po përgatit ndryshime tektonike në shëndetësi. Në ENER, para dy ditësh janë publikuar ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore në gjithsej 37 faqe, ku përshkruhet gjithçka që do të ndryshojë. “Sloboden Peçat” i shqyrtoi ndryshimet dhe në mënyrë të përmbledhur, ato kanë të bëjnë me punësimet, specializimet dhe mënyrën e pensionimit të mjekëve, ndërsa ka nene që përfshijnë edhe drejtorët. Ndryshimet parashikojnë gjoba të larta që nuk ekzistonin më parë. Për rastet kur punonjësit shëndetësorë kryejnë shërbime pa licencë pune ose pa provim profesional, tani parashikohet sanksion kundërvajtës si për drejtorin, ashtu edhe për spitalin/klinikën.

Gjobat për llogaritë fiskale dhe mbylljen e institucioneve

Gjoba prej 200 deri në 1.000 euro për personat juridikë mikro, 200 deri në 2.000 euro për personat juridikë të vegjël, 500 deri në 6.000 euro për personat juridikë të mesëm dhe nga 500 deri në 10.000 euro për personat juridikë të mëdhenj do të shqiptohen nëse nuk lëshohet llogari fiskale për shërbimin shëndetësor ndaj pacientit që paguan me mjete vetjake. Gjoba të njëjta parashikohen edhe nëse institucionet shëndetësore nuk e njoftojnë Ministrinë e Shëndetësisë dhe shfrytëzuesit e shërbimeve të paktën gjysmë viti para mbylljes (ndërprerjes së punës).

Mbrojtja e mjekëve të moshuar dhe cilësia

Dënime ka edhe nëse institucionet nuk përcaktojnë mënyrën e dhënies ose marrjes së licencave. Gjobë parashikohet për drejtorin dhe institucionin nëse e detyrojnë punonjësin shëndetësor të kujdestarojë kundër dëshirës së tij, nëse ai është mbi 59 vjeç (për burrat) dhe 57 vjeç (për gratë). Gjithashtu, institucionet duhet të formojnë Komision për monitorimin e cilësisë. Me ndryshimet e reja, ky komision duhet të dorëzojë mendim për vdekjen e çdo pacienti veç e veç, më së voni deri në fund të muajit pasues.

Pensionimi dhe angazhimi i mjekëve deri në 70 vjeç

Për shkak të mungesës së specialistëve, parashikohet që ata, pas mbushjes së 67 viteve, të mund të angazhohen me kontratë deri në moshën 70 vjeçare, duke marrë njëkohësisht edhe pensionin edhe pagesën për angazhimin. Për këtë do të nevojitet pëlqimi i Ministrisë dhe Fondit.

Punësimi: Fundi i manipulimeve me shpalljet

Parashikohet ndalesë për marrjen e kuadrit nga niveli primar dhe sekondar në institucionet terciare për të parandaluar punësimet afatshkurtra vetëm për transferim. Mjekët më të mirë të diplomuar do të kenë prioritet punësimi pa procedurë selektimi.

Shpalljet për punë nuk do të zgjasin më vetëm 5 ditë (shpesh të publikuara të enjten për t’u mbyllur të dielën), por do të publikohen online në faqet e Agjencisë për Administratë, Agjencisë për Punësim dhe në faqen e vetë institucionit, me afate më të gjata.

Procedura e re e përzgjedhjes

Komisionin e selektimit nuk do ta propozojë më drejtori, por kolegiumi profesional. Procedura do të ketë tre faza: selektimi administrativ, selektimi preliminar dhe intervista. Pikët do të varen nga suksesi në fakultet, provimi profesional elektronik, njohja e gjuhëve të huaja dhe intervista.

Specializimet dhe përvoja e punës

Hiqet kushti që mjekët duhet të kenë 6 muaj përvojë pune në mjekësinë primare para se të specializojnë, pasi kjo konsiderohet ngarkesë e panevojshme pas studimeve të gjata dhe praktikës. Gjithashtu, Qeveria do të miratojë programe për të përcaktuar numrin e saktë të specializimeve sipas nevojave reale të shtetit, që të mos ketë tepricë në disa fusha e mungesë në të tjera.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

eksperi i sigurise paralajmeron serbia nje rrezik i vazhdueshem per nato n 699729ee9dfaa
Lajmi i mëparshëm

Eksperi i sigurisë paralajmëron: Serbia një rrezik i vazhdueshëm për NATO-n

burg per jete per ish presidentin e korese se jugut 699751c8573ce
Lajmi i radhës

Burg për jetë për ish-presidentin e Koresë së Jugut

Të fundit nga

ShkoLartë