qeveria njoftoi mbylljen e 204 zyrave postare ne greqi qytetaret reagojne ashper ndaj vendimit 6908e9d395200

Qeveria njoftoi mbylljen e 204 zyrave postare në Greqi, qytetarët reagojnë ashpër ndaj vendimit

November 3, 2025
1 minut lexim

Prej tri ditësh po vazhdojnë reagimet e ashpra të qytetarëve grek, pas vendimit të drejtorisë së Shërbimit Postar Grek për mbylljen e dhjetëra zyrave në mbarë vendin.

Ditën e premte pa asnjë njoftim të mëparshëm organizmi në fjalë , që i përket Shoqërisë Greke të Pjesëmarrjeve dhe Pronësisë qysh prej krizës greke , por ndodhet nën mbikqyrjen e Ministrisë së Qeverisjes Dixhitale  njoftoi se sot do të mbyllte 204 zyra të Postës Greke . Pas një valë reagimesh, sipas një njoftimi të ri u mbyllën vetëm  46 zyra në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa për të tjerat u dha një afat 3 mujoir.

Qindëra qytetarë , sidomos në zonat periferike të vendit, u gjendën të papërgatitur, shumë prej tyre të moshuar që tani duhet të udhëtojnë kilometra për të marrë pensionin apo për të dërguar dokumente, apo pako.

Nga ana e saj, qeveria thotë se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa shërbime postare. Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, theksoi se 92% e dërgesave dhe pensioneve tashmë kryhen nëpërmjet shpërndarjes në shtëpi dhe se vetëm 10% e qytetarëve përdorin zyrat fizike, që kushtojnë secila prej tyre rreth 150 mijë euro në vit. Nuk është e qëndrueshme të shpenzohen miliona euro për një shërbim që përdoret nga një pakicë -ka thënë ai.”

Opozita, ndërkohë, kritikon ashpër mënyrën se si u mor dhe u komunikua vendimi, duke e quajtur “keqmenaxhim” dhe “goditje ndaj shërbimeve publike në zonat rurale”.

Drejtuesit e Postës Greke thonë se shkurtimet në fjalë  janë pjesë e një programi modernizimi, të domosdoshëm për mbijetesën e organizmit , që përballet me rënie drastike të letrave tradicionale dhe konkurrencë të fortë nga kompanitë private të shpërndarjes.

Me një histori prej gati dy shekujsh, që nga themelimi i saj ,nga Ioannis Kapodistrias më 1828, Posta Greke hyn kështu në një fazë të re, mes traditës dhe transformimit digjital.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk ka zgjedhje per tiranen reagon florjan binaj une do te kandidoj per kryebashkiak kurdo qe te mbahen 6908e963e190d
Lajmi i mëparshëm

Nuk ka zgjedhje për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

mbi 150 mije persona evakuohen ne filipine ndersa tajfuni i fuqishem kalmaegi i afrohet brigjeve 6908eb86774e1
Lajmi i radhës

Mbi 150 mijë persona evakuohen në Filipine, ndërsa tajfuni i fuqishëm Kalmaegi i afrohet brigjeve

Të fundit nga

ShkoLartë