qeveria ndryshon statutin e shskuk se pas vendimit te kushtetueses 68a8ab4d53180

​Qeveria ndryshon Statutin e SHSKUK-së pas vendimit të Kushtetueses

August 22, 2025
1 minut lexim

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë një sërë vendimesh.

Kabineti qeveritar në detyrë ka vazhduar mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së veriut deri më 15 tetor 2025, plotësuar dhe ndryshuar Statutin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton kp.

Po ashtu, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë për rialokim të mjeteve buxhetore në vlerë 105 mijë euro, deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve investime kapitale, për mbulimin e obligimeve financiare për projekte kapitale si në vijim ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Ferizaj dhe ndërtimin e zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Gjakovë.

Qeveria në detyrë ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Mjedisit për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumën prej 580.780 euro, për financim shtesë të projektit “Projekti i Kadastrës së patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeo-hapësinore” nga fondet e huamarrjes, si dhe ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë 372.100 euro për financim të projektit “Projekti i Kadastrës së patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeo-hapësinore” nga fondet e huamarrjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

plagosja e te riut ne tirane autoret i shkuan ne shtepi i prene veshin dhe e goditen me shishe 68a8aad5e80d4
Lajmi i mëparshëm

Plagosja e të riut në Tiranë, autorët i shkuan në shtëpi, i prenë veshin dhe e goditën me shishe

emrat sherri nisi ne ig si u dhunua barbarisht 21 vjecari ne tirane tre autoret i shkuan ne shtepi e goditen me sende te forta 68a8abe8e4fa5
Lajmi i radhës

EMRAT/ Sherri nisi në ‘IG’, si u dhunua barbarisht 21-vjeçari në Tiranë! Tre autorët i shkuan në shtëpi, e goditën me sende të forta

Të fundit nga

ShkoLartë