qeveria ndan mbi 300 mije euro per tekste shkollore te nxenesve ne luginen e presheves 68e928a2a8960

​Qeveria ndan mbi 300 mijë euro për tekste shkollore të nxënësve në Luginën e Preshevës

October 10, 2025
1 minut lexim

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 304 mijë e 511 qind e 16 euro, për pajisjen me 35.448 tekste shkollore për 3.650 nxënës shqiptarë të shkollave në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës në SHBA, BE dhe organizatat ndërkombëtare përkatëse.

Po ashtu, u miratua kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (ndarjet).

Kabineti qeveritar në detyrë ka ndarë 50 mijë euro për familjen Bunjaku, të zyrtarit policor të rënë në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Heroit Afrim Bunjaku, për ndërtimin e një hapësire pritjeje, e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët dhe në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij.

Po ashtu, qeveria në detyrë ka ndarë 200 mijë euro për renovimin e objektit në Mitrovicën e Veriut, që do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e thote hapur mbrojtesi i kombetares shqiptare ne serbi sigurine e kane per vete jo per ne 68e92896d1579
Lajmi i mëparshëm

E thotë hapur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare në Serbi: Sigurinë e kanë për vete, jo për ne!

prezantohet nje version i ri i mercedes g class ka me shume se 800 kuaj fuqi 68e9296e56bf9
Lajmi i radhës

Prezantohet një version i ri i Mercedes G-Class, ka më shumë se 800 kuaj fuqi

Të fundit nga

ShkoLartë