qeveria miratoi vendimin per themelimin e shkolles fillore azem morana izet mexhiti sot u be histori ne morane 68921be745486

Qeveria miratoi vendimin për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana”, Izet Mexhiti: Sot u bë histori në Moranë

August 5, 2025
1 minut lexim

Shkup, 5 gusht – Në mbledhjen e Qeverisë, miratuam vendimin për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në fshatin Moranë, Komuna e Studeniçanit, bënë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, shkruan Zhurnal.mk.

Sipas tij, ky vendim është nderim për sakrificën. Është ngjallje e kujtesës për një figurë të ndritur kombëtare, që dha gjithçka për arsimin shqip dhe idealin e lirisë.

“Azem Morana, mësuesi, patrioti, luftëtari i fjalës dhe dijes, që nuk u përkul para padrejtësisë, sot rikthehet mes nesh përmes një institucioni që do të edukojë breza të tërë, në emrin e tij.

Shkolla “Azem Morana” do të jetë një tempull kujtese, një burim frymëzimi, një fener që do të ndriçojë rrugën e brezave të rinj drejt dijes dhe ndërgjegjes kombëtare.

Ky vendim është borxhi ynë i vonuar ndaj një njeriu që e deshi arsimin aq sa jetën, dhe që për këtë dashuri, e dha jetën.
Përjetësisht mirënjohës dhe falënderues!”, tha Mexhiti

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali qeveria vlen ndane 47 5 milione euro per ndertimin e spitalit te kercoves 77 5 per spitalin e tetoves 689216c354eaa
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali: Qeveria VLEN ndanë 47.5 milionë euro për ndërtimin e spitalit të Kërçovës, 77.5 për spitalin e Tetovës

lapaj kerkon me cdo kusht mandatin ja kur do te vendose kolegji zgjedhor 689225481f459
Lajmi i radhës

Lapaj kërkon me çdo kusht mandatin, ja kur do të vendosë Kolegji Zgjedhor

Të fundit nga

Adrola në fitnes, ekspozon trupin si peshk

Modelja shqiptare Adrola Dushi shquhet për bukurinë e saj natyrale. Por, duket se ka vendor të perfeksionizoj paraqitjen me anë të fitnesit. Në orët e vona ka publikuar një fotografi ne Instastory
ShkoLartë