qeveria mban mbledhje online merren disa vendime 6a5a4ef7d13fe

Qeveria mban mbledhje online, merren disa vendime

July 17, 2026
1 minut lexim

Qeveria në detyrë e Kosovës mbajti mbledhje online, në të cilën u morën disa vendime.

U vendos për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pa kompensim të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës, për nevojat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Mitrovica” Sh. A., me qëllim të realizimit të projektit për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm, për Komunën e Leposaviqit, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u miratua vendimi për ndarjen e 255,153.45€ (dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë e njëqind e pesëdhjetë e tre euro e dyzet e pesë cent), për pajisjen me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë, që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për vitin shkollor 2025/2026”, thuhet në njoftim.

Thuhet se gjithashtu është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 40,000€ për mbështetjen e organizimit dhe realizimit të ngjarjeve me karakter ndërkombëtar në fushën e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe transformimit digjital, të cilat kontribuojnë në promovimin e Republikës së Kosovë, forcimin e imazhit të saj ndërkombëtar dhe zhvillimin e ekosistemit vendor, si dhe në rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës përmes organizimit të iniciativave dhe eventeve të njohura globale në këto fusha.

Mjetet ndahen edhe për FLOSSK – Free Libre Open Source Softëare Kosova, ndahet shuma prej 20,000€ (njëzetë mijë euro) dhe ICK – (Inovation Center Kosovo), ndahet shuma prej 20,000€ (njëzetë mijë euro).

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump vendosi tarifa 25 perqind ndaj mallrave brazili nuk do ti nenshtrohemi shba 6a5a4a687d121
Lajmi i mëparshëm

Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA

fluturoi dronin mbi kompanine e armeve ne mynih gjermania arreston nje moldav per spiunazh 6a5a4fd32d99d
Lajmi i radhës

Fluturoi dronin mbi kompaninë e armëve në Mynih, Gjermania arreston një moldav për spiunazh!

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë