qeveria levizjet e para zv ministrat qe moren mandate deputeti shkarkohen 68b763975d118

Qeveria, lëvizjet e para/ Zv.ministrat që morën mandate deputeti shkarkohen

September 2, 2025
1 minut lexim

Me vendim të Këshillit të Ministrave, janë shkarkuar nga detyra tre zv.ministra të qeverisë, të cilët këtë muaj i pret detyra e re, ajo e deputetit.

‘Sipari’ i lirimeve nga detyra ka nisur nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ku është shkarkuar zëvëndësministrja Ilva Gjuzi.

Po ashtu, është liruar nga detyra Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Romina Kuko, zëvendësministër i Ministrisë së Brendshme.

Këto janë vetëm lëvizjet e para, ndërsa kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur, me emrat e skuadrës së tij të katërt me të cilët do të qeverisë.

Do të jetë data 11 shtator ora 10:00 kur do të mblidhet asambleja socialiste, ndërkohë që kanë nisur ethet për ministrat aktualë dhe aspirantët që duan të zënë vendet e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI DHE MUHAMED MURTEZI
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Çairi do të kthehet në qytet studentor, investime kapitale në infrastrukturë dhe arsim

yamal lopezi donte te qendronte te barca qe nga fillimi 68b763f4f083d
Lajmi i radhës

Yamal: Lopezi donte të qëndronte te Barça që nga fillimi

Të fundit nga

ShkoLartë