qeveria i dha shpaten spak ut batuta e ish kryeprokurorit tani nuk i pelqen prokuroria ka probleme ne hetime 69d426dfc6385

“Qeveria i dha ‘shpatën’ SPAK-ut”, batuta e ish-kryeprokurorit: Tani nuk i pëlqen, prokuroria ka probleme në hetime

April 6, 2026
min lexim

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, ish-kryeprokurori Eugen Beci foli për problemet që has sot SPAK.

Beci shprehu se SPAK është maturuar në hetimin paraprak dhe tani do të shihet se si e menaxhon riskun mes anës juridike dhe asaj politike të çështjeve ndaj figurave të larta. Ai shtoi se sipas tij opozita dhe mazhoranca po bien në një zë për SPAK, pasi kjo e fundit po dakordësohet disi me kritikat e opozitës për prokurorinë e posaçme.

“Mbaj mend një bisedë të një prokurori para disa vitesh me një oficer të policisë gjyqësor, prokurori i mburrej dhe i thoshte: ‘Unë jam i zoti në hetim, por çaloj pak në gjykim’ dhe oficeri i tha: ‘Ore zotëri në hetim në rregull je ti se ulesh para kompjuterit dhe ja kërcet, puna është gjykimi’.

I gjithë ky thelb duke patur në konsideratë dhe 2 momentet kryesor që ka procesi i te provuarit të një vepre penale, sigurisht që në kemi ardhur në ditën kur kanë kaluar hetimet paraprake, SPAK e ka kaluar atë fazën e maturimit dhe ushtrimit të ndjekjes penale ndaj personave që mendoheshin si të pandëshkueshëm dhe tani jemi në momentin e standardeve, ku do shohim nëse SPAK menaxhon dot riskun mes asaj që quhet juridike dhe asaj që quhet politike. Këtë risk do ta shohim jo vetëm në gjyqet e seancave paraprake, por do ta shohim edhe në të tre shkallët e gjykatës, me apelin dhe me gjykatën e lartë. Edhe në rast ese akuzat e ngritura nga SPAK qëndrojnë do themi që sigurimi i ndjekjes penale hoqi termin pandëshkueshmëri, por procesi penal krijoi atë që quhet qëndrueshmëri.

Te prokuroria e posaçme shohim tre linja që lidhen me korrupsionin.

Linja e parë është ajo e dosjeve të vjetra si 21 janari apo Gërdeci dhe aty ka mangësi të madhe, vjetërsimin e provave dhe shkatërrimin e provave gjatë viteve dhe vlerësimin e një dosje sa më të fortë për të arritur në një gjykim sa më të drejtë për dosjet e vjetra.

Linja e dyte ka të beje më goditjen e figurave të larta, e realizoi atë proces, nga opozita kryesisht dhe çfarë ndodhi, u quajt nga opozita si goditje selektive dhe këtu fillon historia e dyshimit për sa i përket politikës, mazhoranca e quante histori suksesi, opozita goditje selektive.

Linja e tretë, goditja e figurave të larta që ka të bëjë me pushtetin aktual më Beqjan, Veliajn dhe Ballukun në fund. Dhe të gjitha kryetarët e bashkive që janë ndjekur penalisht nga SPAK. Këtu do shohim a kemi hezitim apo maturi. Ky është elementi që SPAK duhet të ketë në konsideratë në goditjen e pushtetit aktual. Të gjitha këto linja krijojnë atë që kuptojmë se SPAK te hetimi paraprak është okej, pavarësisht vërejtjeve për arrestin në burg që i tepruar si masë sigurie. Publiku shqiptar, pasi raportohet nga kangjellat e SPAK që caktohet masa e sigurisë për filanin apo nisi hetimi, bie në gjumë, kujtojnë se u dënua. Jo, aty ka filluar procesi dhe do jetë një sagë që do vazhdojë.

A do e arrije ta menagjojë dot SPAK riskun politiko-juridik? Këtë do e shohim në gjykimin e çështjeve në vazhdim.

Ketu ka rënë në kurth edhe politika, fakti që vjen te ajo linja e tretë që ishte goditja e pushtetit aktual dhe deri dje mazhoranca thoshte se i dhashë shpatën etj. Për të gjitha elementët tani duket se është tërhequr dhe thotë prit pak se më duket që ky që u rrit tani po më godet.  

Kurthi ka ndodhur te reforma, kemi 7 muaj seancë paraprake për ish presidentin Meta.

Duket tani sikur edhe mazhoranca dhe opozita po shkojnë në një zë, po i pëlqen disi mazhorancë ajo që thoshte opozita

Tani do të shohim sa e zonja do jetë prokuroria për kontrollin e këtyre dosjeve që vijnë nga 3 linjat që përmenda”, u shpreh Beci.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ldk ja neser dorezon deshmite ne polici per njehsoret elektrike 69d425f6209f3
Lajmi i mëparshëm

LDK-ja nesër dorëzon dëshmitë në polici për njehsorët elektrikë

don xhoni ka nje dhurate per fansat e tij 69d4289bd95d8
Lajmi i radhës

Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij

Të fundit nga

ShkoLartë