qeveria e rmv se miratoi zgjidhjet ligjore per gjashte perpjekje falas te fekondimit in vitro dhe vaucer prej 250 eurosh per studentet 68800c9f4607e

Qeveria e RMV-së miratoi zgjidhjet ligjore për gjashtë përpjekje falas të fekondimit in vitro dhe vauçer prej 250 eurosh për studentët

July 23, 2025
1 minut lexim

Qeveria sot miratoi zgjidhjet ligjore që prezantojnë gjashtë përpjekje falas për fekondim in vitro për çiftet që kanë probleme me fertilitetin, si dhe dhënien e vauçerve prej 250 eurosh për studentët, për blerjen e laptopëve, tabletëve ose pajisjeve të tjera, njoftoi kryeministri Mickoski nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM po e përmbush premtimin e saj ndaj studentëve, Ligji për Mbështetje Financiare prej 250 eurosh për secilin student tashmë është në procedurë parlamentare! Kjo masë i lejon çdo studenti të marrë fonde për blerjen e një pajisjeje elektronike – laptop, tablet ose pajisje tjetër, të nevojshme për mësim, kërkim dhe përparim.

Studentët janë e ardhmja jonë, zemra e epokës së re. Kjo është arsyeja pse Qeveria qëndron fort pas të rinjve, pas dijes, pas mundësisë që të gjithë të kenë sukses, pavarësisht se nga vijnë.

Ne po ndërtojmë një shtet që investon në arsim, që nuk i harron të rinjtë dhe që hedh themelet për një shoqëri më të drejtë dhe më premtuese”, shkruan Mickoski në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

obama i pergjigjet akuzave te trump pretendime te cuditshme dhe qesharake 68800c27713d7
Lajmi i mëparshëm

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

parajse sksi ku gjyshet britanike te cmendura dynden per te bere seks me 68800e4331a77
Lajmi i radhës

Parajsë s*ksi ku gjyshet britanike të çmendura dynden për të bërë seks me…!

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë